Është gjetur pas pesë muajsh kamioni i vjedhur i NP “Higjiena Komunale”

Kamioni i vjedhur i NP “Higjiena Komunale” u gjet në Staro Nagoricane. Kamioni i mbeturinave i vjedhur nga servisi ku po riparohej në nëntor të vitit të kaluar, u gjet nga policia pesë muaj pas vjedhjes, i lënë në rrugë, transmeton Sdk.mk.

“Automjeti i vjedhur “Renault Master” me targa të Shkupit u gjet më 4 mars në rrugën e vjetër në fshatin Vojnik në afërsi të komunës Staro Nagoricane,” thanë nga Ministria e Brendshme, duke mos dhënë informata nëse vjedhësi i kamionit është kapur.

NP “Higjiena Komunale” informoi se kamioni është gjetur, por ende nuk është kthyer.

Kamioni i dëmtuar është dërguar në servisim nga punonjësit e kompanisë në nëntor të vitit të kaluar. Riparimet kur automjetet dëmtohen zgjasin disa ditë, punonjësit e kompanisë së servisimit të kamionëve me të cilët NP “Higjiena Komunale” ka të lidhur kontratë, e panë që kamioni mungon më 12 nëntor.

“Ne nuk kemi pasur rast të këtillë deri tani. Ata vjedhin koshat, kontejnerët tanë ose i thyejnë ato për t’i shitur ato si metale hekuri, por nuk ka ndodhur më parë që të vjedhin një automjet. Këto janë kamionët më të vegjël që mbledhim mbeturinat përmes vendbanimeve”, deklaruan nga NP “Higjiena Komunale” pas vjedhjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button