Tevdovski – Angelovska-Bezhoska: Denari është i qëndrueshëm, ekonomia ka norma rritjeje

Denari është i qëndrueshëm, ekonomia po rimëkëmbet dhe tashmë po fillon të arrijë norma më të larta rritjeje, vlerëson Ministri i Financave, Dragan Tevdovski dhe Guvernatorja e Bankës Kombëtare, Anita Angelovska-Bezhoska në një intervistë për “Zërin e Amerikës” pas takimeve pranverore të FMN-së dhe Grupit të Bankës Botërore në Uashington, njofton Nova Tv.

“FMN dhe Banka Botërore kanë ulur parashikimet për rritjen e ekonomisë botërore për shkak të pasigurisë që ekziston, por më e rëndësishmja, në kushtet kur shumica e vendeve në botë ulin parashikimet e rritjes, vendi ynë ka rritur projeksionin nga 2.8 në 3 përqind . Kjo tregon se vendi është duke ecur në një drejtim të mirë, se ekonomia po shërohet dhe se tashmë fillon të arrijë ritme më të larta rritjeje”, tha ministri Tevdovski.

Sipas guvernatores, parashikimet e këtij viti të Bankës Kombëtare janë mbi tre për qind rritje. Janë marrë parasysh lëvizjet dhe parashikimet e fundit.

“Denari është i qëndrueshëm. Parashikimet tona të bilancit të pagesave parashohin akumulimin e mëtejshëm të rezervave valutore dhe mbajtjen e tyre në një nivel plotësisht adekuat, në përputhje me strategjinë monetare që po implementojmë. Nëse shohim lëvizjet vitin e kaluar, ne patëm një akumulim të konsiderueshëm të rezervave valutore dhe një faktor kyç që kontribuoi në këtë ishte hyrja e rëndësishme e valutës në tregje”, theksoi Angelovska-Bezhoska në një intervistë para mbledhjes me Bankën Botërore dhe selinë e FMN.

Duke komentuar situatën në ekonominë botërore dhe serinë e pasigurive, ajo theksoi se është e rëndësishme që FMN parashikon një ngadalësim të aktivitetit ekonomik botëror, por që nuk është fjala për një recesion.

Tevdovski dhe Angelovska-Bezhoska kohët e fundit morën pjesë në Takimet e Pranverës të FMN dhe në grupacionin e Bankës Botërore në Uashington. Brenda mbledhjeve, ata kishin disa takime pune me përfaqësues të lartë të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare financiare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button