Takimi i pesë komunave në Tetovë: U shtrua ideja e formimit të unionit të bashkësive shqiptare

“Nuk ka motër ma të vlerësuar se unë sot. Nuk mund të dilet nga legjendat ballkanike, që thonë se lumë motrat që kanë vëllezër lartë. Nuk ka motër më të vlerësuar se unë sot. Prandaj shumë faleminderit”, kështu e ka përfunduar fjalimin, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi në takimin e tretë, të kryetarëve të komunës së Tiranës, Prishtinës, Tuzit, Gostivarit dhe Çairit, që u mbajt sot në Tetovë, transmeton Portalb.mk.

Ndaj kësaj, në formë shakaje ka reaguar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha: “Besoj tani e gjetëm përgjigjen e pyetjes: Kush e solli Doruntinën? Cili vëlla?”, ndërkaq sallën e kapluan të qeshurat.

Veliaj vazhdoi me problemet e një qyteti urban, ku sipas tij pastërtia dhe infrastruktura janë më të mëdhatë, me çka njoftoi se do të formohet një sekretariat nga tre anëtarë, përfaqësues të Prishtinës, Tetovës dhe Tiranës.

“Këto do të ndihmojnë në shumë aspekte, sidomos ato teknike. Ne kemi projekte të urbanizmit, dhe këto do të mundohemi ti ndajmë me Tetovën”, tha Veliaj, i cili shtoi se nëse pak qytetet tona do të bëhen pak më të mira, kjo është rezultat i këtyre takimeve.

Në takim, u shtrua ideja e formimit të një shoqate si organizëm ligjor, që do t’u shërbejë të gjithëve për shkëmbimin e përvojave në qytetet përkatëse – unioni i bashkësive shqiptare, që për qëllim ka të ndajë përvojat e këtyre qyteteve.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti duke parafrazuar Veliajn, tha se përveç gjuhës, një tjetër faktor që i bashkon këto komuna, është mentaliteti i qytetarëve ndaj parkingjeve – veturave, dhe kjo sipas tij duhet të ndryshohet.

“Nuk është vetëm gjuha arsyeja kryesore, por është mentaliteti në parkingje, në veturat, sepse shqiptarët vazhdojnë të harxhojnë në makina, dhe kjo duhet të ndryshojë”, tha Ahmeti.

Në takim kanë qenë edhe kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj, i Gostivarit, Arben Taravari dhe i Çairit, Visar Ganiu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button