VIDEO: Grupe protestuesish hyjnë në ambasadën e SHBA-ve në Jemen

Filmi anti-islam “Pafajësia e myslimanëve” i bërë në SHBA ngjalli mllef në botën islame, duke shprehur revoltën e mijëra myslimanë.

Të marten u vra ambasadori amerikan në Libi, ndërsa përleshje me demonstrantët kishte edhe në Kajro, Egjipt.

Disa dëshmitarë të ngjarjes në Sana, kryeqytet i Jemenit, theksojnë se janë djegur disa automjete gjatë hyrjes në ambasadën amerikane. Policia hapi zjarr me shpresë se do ta parandalojë hyrjen e protestuesve, por ata megjithatë arritën të depërtojnë rojën policore dhe të hyjnë në hapësirën që i përket ambasadës. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button