Sulmi i 27-prillit në Kuvendin e RMV-së: U arrestua në Suedi, Dejan Davidovski

Në Suedi sot është arrestuar i akuzuari i 33-të për rastin gjyqësor të sulmit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) në vitin 2017-të, Dejan Davidovski, transmeton Portalb.mk.

Davidovski u arrestua në aerodromin Skavasta të Suedisë, pasi që para një viti Ministria e Punëve të Brendshme shpalli fletarrest ndërkombëtar.

Nga Prokuroria Publike kanë njoftuar për Davidovskin është kërkuar edhe ekstradim.

Arrestimi i Davidovskit vjen në kohën kur në RMV qarkullojnë informacionet për mundësinë e faljes së të akuzuarve të këtij rasti gjyqësor nga presidenti në ikje, Gjorge Ivanov.

Për 27-prillin, më 15 mars u shpall aktgjykim për 16 veta, me burg në lartësi prej 211 vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button