Stërngarkesë e autobusit Shkup-Gostivar: Qytetarët ankohen se u zihet fryma, ndërhyri policia (FOTO)

Rreth 20 udhëtarë më shumë u panë të transportohen sot nga Shkupi për në Gostivar, qytetarët ankoheshin “Na zihet fryma”, ndërkaq policia në hyrje të Tetovës i zbriti udhëtarët e tepërt. Kështu përshkruhet relacioni i autobusit “Euro Turist” – Gostivar, i cili në ora 18:00 nisi nga Shkupi për në Gostivar, transmeton Portalb.mk.

Interesimi i madh, i dha të drejtën vozitësit të marrë në qarkullim rreth 20 udhëtarë më shumë, me bileta që i blinin në autobus.

Gjatë udhëtimit, udhëtarët ankoheshin se po u zihej fryma, e kurse vozitësi shfajësohej se nuk ishte faji i tij, por i pronarit dhe mungesës së linjave. Linja Shkup-Gostivar ka çdo 50 minuta.

Në hyrje të Tetovës autobusin e ndaloi Policia e Komunikacionit, dhe nga autobusi zbritën të gjithë udhëtarët që qëndronin në këmbë. Inspektimi policor zgjati 35 minuta, me më pas udhëtarët hypën sërish në autobuis ndërsa zbritën në Tetovë. Pritet të shohim a do të dënohet kompania për këtë shkelje.

Udhëtarët e tepërt në rrugë

Ky është vetëm një rast nga shumë të tillë që përjetojnë qytetarët e Tetovës dhe Gostivarit, apo anasjelltas gjatë lëvizjeve të tyre për në destinacionet e caktuara, sepse stërngarkesat, edhe me linjat tjera qarkulluese janë bërë rutinë.

Portalb.mk paraprakisht njoftoi se gjatë vitit 2018-të, vetëm Inspektorati Shtetëror i Transportit ka realizuar 46-të inspektime ndaj këtyre autobusëve, si rezultat i parregullsive të denoncuara nga ana e qytetarëve dhe subjektet fizike.

Siç njoftuan nga ISHT-ja, pas inspektimeve janë shqiptuar masa dhe sanksione të parapara me Ligjin për transport në komunikacionin rrugor ndaj:

  • Stacioneve të autobusëve: në Shtip, në Berovë, në Shën Nikollë, në Krushevë,
  • Autobusëve: “Pelagonija Trans Prilep”, “Metro Trans Dollnen” , “Vardar Ekspres Shkup”, “Alba Turistfart Tetovë”, “Euro Linija  Strugë”, “Proleter Kriva Palankë”, “Rule Turs Shkup”, “Jug-Turist Kumanovë”, “Nuhi Qerim Gashi Kosovë”, “Berovo Trans”, “Biser Prom Shkup”, “Niko Em Kumanovë”, “Andon Kompani Pehçevë”, “Euro Turist Gostivar”, “Martinoski Strugë”, “Hani Kom Prishtinë”, “Euro Bus Strugë”, “Crvo Ekspres Shtip”, “DA-NI Travel Shtip”, “Eldisi Radovish”, “Semasel Radovish”, “Sotka Bus Shën Nikollë”, “Loni Turs Kumanovë”, “Vardar Turs Shkup”, “Eurolines Fati Kumanovë”, “Toni Travel Shkup” dhe “Vizan Turs-Prilep”.

Inspektorati Shtetëror i Transportit është përgjegjëse për mbikëqyrje të transportit publik jashtë Shkupit.

Problemet e shumta që ekzistojnë me autobusët jashtë Shkupit, ishin shkak edhe i aksidentit më 13 shkurt në Llaskarcë i autobusit “Durmo Turs” ku humbën jetën 16 persona. Hetimi i Prokurorisë tregoi se shkak ishin: frerët e prishur dhe shpejtësia e madhe prej 99 km/hHetimi tregoi se lëshime ka edhe në procedurën e realizimit të kontrollit teknik të autobusëve, sepse i njëjti pronar menaxhonte me ndërmarrjen realizuese të kontrollit teknik dhe ndërmarrjen e autobusit të aksidentuarSi rezultat i kësaj, Prokuroria deri tash ka marrë në pyetje tre persona të ndërmarrjes së kontrollit teknik.

Parregullsitë që shihen në autobusët, qytetarët mund t’i denoncojnë në Inspektoratin Shtetëror për Transport: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button