Google krijon çelës sigurie nga Androidi juaj

Gjatë ngjarjes Google Cloud Next 2019, Google paralajmëroi se do ta shtojë opsionin e përdorimit të çelësit të sigurisë i cili është i integruar në telefonat Android për verifikimin multi-faktorësh dhe për mbrojtje nga phishingu. Ky opsion do të jetë në dispozicion në të gjithë telefonat që përdorin Android 7.0+ (Nougat), kështu që nuk do të jetë e nevojshme të barten çelësa shtesë të sigurisë, raporton FoneArena, përcjell Koha.net. 

Për ta aktivizuar çelësin e integruar të sigurisë në telefon, përdoruesit i duhet telefoni Android 7.0+ me Google Play Services dhe pajisjet Bluetooth me sistemet operative Chrome OS, macOS X ose Windows 10 dhe browseri Chrome. Ekzistojnë disa hapa përmes të cilëve mundësohet çelësi i sigurisë:

• Duhet ta shtoni Google Account në telefonin Android;

• Sigurohuni që ta përdorni verifikimin në dy hapa;

• Në kompjuter, hyni në konfigurimet 2SV dhe klikoni në “Add security key”;

• Zgjedhni telefonin tuaj Android nga lista e pajisjeve në dispozicion.

Google u rekomandon përdoruesve që edhe ta regjistrojnë backupin e çelësit të sigurisë në llogaritë e tyre dhe ta ruajnë atë në një vend të sigurt, që të jenë në gjendje t’i qasen llogarisë në qoftë se e humbasin telefonin e tyre.

Ky funksioni do të jetë në dispozicion për të gjithë përdoruesit në beta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button