Atë që e kam thënë për Vice Zaev, e kam lexuar më parë në media tha Aleksandar Nikollovski i paditur për shpifje nga vëllai i Kryeministrit

Në procedurën për paraqitje të provave për fyerje dhe shpifje në rastin Vice Zaev kundër nënkryetarit të VMRO-DPMNE Aleksandar Nikollovski në Gjykatën Themelore Shkupi 2, sot në bazë të propozimit të të pandehurit Nikollovski, janë lexuar artikuj dhe titujt nga Kurir, Netpres, Deneshen, Infomaks dhe tjerë, për “klanin Zaev “, për bizneset dhe marrëveshjet e Vice Zaev, akuza dhe artikuj për kinse tenderë të fituat me kriminalitet, transmeton Sdk.mk, përcjell Portalb.mk, 

Vice Zaev, vëllai i kryeministrit Zoran Zaev, e ka paditur Nikollovskin për deklaratë telefonike në debat televiziv, në të cilin në pyetjen çka janë vlera perëndimore për VMRO-DPMNE, ai thotë se sigurisht nuk janë tenderë të manipuluar për vëllanë e kryeministrit Vice Zaev.

U lexua titull nga Infomaks për tokë komunale në Strumicë, pronari i fundit i së cilës është Vice Zaev. Pastaj një sërë tekstesh për tenderë, që sipas këtyre mediave, i paska marrë Vice Zaev, pastaj si është bërë faktor kryesor i biznesit në shtet, për kompanitë e Zaev për kinse fitim vjetor prej 2 milionë euro dhe tekste të tjera nga Kurir, Lider dhe media të tjera.

Ndërsa nga Libertas u transmetua një deklaratë nga Nikollovski: “Është nën nivelin tim, për të kërkuar falje nga Vice Zaev”, pasi ai paraprakisht i ka dhënë kohë prej 3 ditësh që ta dëshmojë se fiton tenderë të manipuluar.
“Deklarata se, me tenderë dhe biznese të manipuluar, paditësi Vice Zaev është bërë faktori kryesor i biznesit në vend është trillim dhe qëllimi është të dëmtohet nderit dhe reputacioni i paditësit, por edhe për të fyer dhe dëmtuar anëtarët e familjes së tij”, tha avokati i Vice Zaev.

Vice nuk erdhi në seancën e sotme, që është e drejta e tij si paditës, derisa i pandehuri duhet të merr pjesë patjetër.

“Qëndroj në përgjigjen në aktpadi. Deklaratën e kam dhënë si nënkryetar i VMRO-DPMNE. Deklarata është dhënë për të kritikuar qeverinë e udhëhequr nga LSDM, duke pasur parasysh kritikat gjithnjë e më të mëdha publike, e jo për të fyer dikë. Pjesa e deklaratës për tenderë të manipuluar nuk ka të bëjë me Vice Zaev, por me punën e qeverisë. Puna e opozitës është të kritikojë qeverinë “, tha Aleksandar Nikollovski.
Atë që e kam thënë, e kam lexuar më parë në media dhe kam pasur arsye për të besuar në atë që është shkruar, shtoi ai.

Por avokati tha:
“Tekstet e botuara që i citon i pandehuri Nikollovski nuk janë burim relevant. Është dashur t’i jep dhe t’i kontrollojë së paku te një autoritet kompetent për të parë nëse ato janë të vërteta. Nikollovski nuk e dëshmoi vërtetësinë e fakteve të paraqitura në deklaratën e tij”.

Gjykatësja Keti Germanova do ta shpallë vendimin më 22 prill 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button