Thaçi ka porositur serbët: Kush braktis Policinë, s’kthehet më aty

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka porositurpjesëtarët serbë që punojnë në Policinë eKosovës dhe institucionet tjera të sigurisë, që në rast se i braktisin këto institucione, më nuk do të kthehen aty, transmeton REL. 

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, presidenti Thaçi ka theksuar se të shtunën do të kalojë afati që autoritetet e Beogradit kanë paralajmëruar se do të nxisin segmente të caktuara të pjesëtarëve të komunitetit serb për të marrë vendim nëse do të largohen apo të qëndrojnë në institucionet e Republikës së Kosovës.

“Nëse pjesëtarët e cilitdo komunitet largohen nga institucionet, konkretisht nga Policia dhe mekanizmat e tjerë të sigurisë, të gjithë atyre ua rikonfirmoj edhe sot se do të respektohet në plotni kushtetutshmëria dhe ligjshmëria për të gjithë. Është në vullnetin individual të secilit që të vendosë nëse do të qëndrojë apo të largohet, por një gjë është e qartë: nuk lejojmë vakum dhe çdokush që largohet më nuk do të kthehet. Vendet e tyre do të plotësohen menjëherë me pjesëtarë tjerë të të gjitha komuniteteve”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ai ka shtuar se Serbia duhet t’i ndalë interferimet dhe veprimet armiqësore në punën e institucioneve të Kosovës, ndërkaq ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që të jetë më e vëmendshme për këtë çështje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button