Qeveria përgatit fond prej 30 milionë denarëve për mbrojtje të pyjeve

Prej vitit të ardhshëm në programin për zhvillim rural do të vendoset fond i ri prej gjysmë milion euro për mbrojtjen e pyjeve. Këtë sot nga Shtipi e ka paralajmëruar ministri i Bujqësisë dhe Menaxhimit me Ujërat, Lupço Nikollovski, si pjesë e masave në luftën kundër zjarreve, njofton Portalb.mk.

“Kemi krijuar masë të veçantë, e cila ka të bëjë me mbrojtjen e fondit pyjor, ajo masë deri më tani nuk ka ekzistuar. Tani do të definohen shfrytëzuesit, do të shpallet thirrje publike”, tha Nikollovski.

Megjithatë, ministri nuk ka definuar se çfarë masash do të përmbajë ky fond, me sqarimin se do të definohen pas publikimit të thirrjes publike.

Nikollovski nuk u përgjigj në pyetje gazetareske për dëmet nga zjarret në pranverë që janë shkaktuar ndaj pyjeve gjithandej në vend. Vetëm tha se ajo është në kompetencë të qendrës për menaxhim me kriza dhe Zyrës për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Në pyetjen nëse planifikojnë ndryshime ligjore me sanksione më të ashpra për piromanët, ministri i Bujqësisë tha se ajo çështje është e institucioneve tjera, por në Ministrinë e tijn po punojnë në ligj të ri për pyje.

“Bëhet fjalë për reformë një sistematike të sistemit të përgjithshëm në pjesën e bujqësisë. Ajo që është e rëndësishme, për këtë punë kemi fituar mjete nga programi IPA për vitin 2019 me lartësi prej 1.3 milionë euro, për këto çështje, në pjesën e zjarreve, në pjesën e reformave që duhet t’i zbatojmë, ndaj të cilës duhet t’i jepet përgjigje e sinkronizuar prej më shumë institucioneve”, tha Nikollovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button