Nëse opozita fillon grevë urie, do të fillojmë edhe ne, por më gjatë se ata, thonë deputetët e qeverisë serbe

Shefi i grupit parlamentar i partisë qeveritare serbe, Aleksander Martinoviq ka thënë se në mëngjes ka pasur takim me presidentin Aleksander Vuçiq dhe kanë sjellë vendim të mos fillojnë me grevë urie për shkak protestave të opozitës që janë paralajmëruar dje. Megjithatë, Martinoviq tha se nëse opozita fillon grevë urie, në momentin e njëjtë edhe deputetët e tyre do të hyjnë në grevë dhe tha se greva e tyre do të zgjasë më gjatë, transmeton Portalb.mk.

“Sot në mëngjes kam pasur konsultime me Aleksander Vuçiqin dhe vendimi është të mos hyjmë në grevë urie. Nëse opozitarët vendosin një gjë të tillë, edhe deputetët tanë në momentin e njëjtë do të fillojnë me grevë. Ju premtoj se greva jonë do të zgjasë më shumë”, deklaroi Martinoviq, duke i përmendur Dragan Gjillas dhe Boshko Obradoviq, liderët e protestave, të cilët opozita i mban çdo vikend në Beograd.

Ndryshe, dje ministri i Mbrojtjes, Aleksander Vulin paralajmëroi se do të mbajë grevë urie për shkak të, siç tha ai, dhunës së opozitës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button