Administrata komunale është rritur dyfish nga viti 2011 (INFOGRAFIK)

Vetëqeverisja lokale ka dyfish më shumë të punësuar se sa në vitin 2011, tregon krahasimi i dy dokumenteve të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA). Dinamika e punësimeve në komuna është dyfishuar pas vitit 2013, prej kur numri i të punësuarve mesatarisht në vjet është rritur për 22%, njofton Portalb.mk.

Sipas Programit për zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe decentralizim 2015-202 të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, në vitin 2011 në komuna janë punësuar 2.792 persona, ndërkaq numri i tyre në fund të vitit 2018 ka qenë 5.738, tregon Raporti vjetor për të dhënat nga regjistri i të punësuarve në sektorin publik për vitin 2018 MSHIA.

“Numri i përgjithshëm i të punësuarve në administratën komunale në vitin 2013 është 3.427, që është për 635 të punësuar, gjegjësisht 8% më shumë, krahasuar me vitin 2011”, thuhet në Programin për zhvillim të qëndrueshëm. Përndryshe, edhe përskaj të dhënave në dokument, sipas formulës matematikore, rritja ka qenë për 22%, ose 11% në vjet.

Tempoja e punësimeve në njësitë e vetëqeverisjes lokale prej atëherë është dyfishuar, kështu që për pesë vite administrata lokale është rritur për 67%, ose për 22% në vit.

“Në njësitë e vetëqeverisjes lokale gjithsej janë punësuar 5.738 persona, të ndarë në dy grupe, zyrtarë administrativ (shtetëror) dhe persona ndihmës-teknik. Plotësisht në rajonin planor ka 45 persona të cilët për shkak të mos-harmonizimit të ligjit material dhe jo-definimit të statusit të rajoneve planore janë punësuar edhe të drejtat i realizojnë në pajtueshmëri me Ligjin për marrëdhënie pune”, theksohet në Raportin vjetor për të dhënat nga regjistri i të punësuarve në sektorin publik 2018.

Numër më të madh të punësuarve në administratën komunale të 1.000 banorëve ka Makedonski Brod (11.26), ndërkaq më pas Haraçina (0.60).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button