Rastet me sëmundje të fruthit shënojnë rritje nga java në javë

Javën e kaluar epidemiologët kanë regjistruar numër rekord të sëmurëve nga fruthi, në krahasim me javët paraprake. 126 njerëz janë prekur nga fruthi, njoftojnë nga Instituti i Shëndetit Publike. Një pjesë e tyre janë mbajtur në spital, ndërsa një pjesë shërohen në shtëpi. Me këto raste të reja, numri i përgjithshëm arrin në 960 të sëmurë, transmeton Portalb.mk.

Në numrin e përgjithshëm të të sëmurëve nga fruthi hyjnë edhe personali mjekësor, mjekët amë dhe specialistët të cilët derisa i kanë shëruar pacientët, janë prekur edhe vetë nga kjo sëmundje. Shumica e tyre nuk e kanë marrë vaksinën MRP ose ende nuk janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive janë zënë 43 shtretër për momentin. Dje janë pranuar 11 raste të reja, ku një pjesë prej tyre janë ndalur në spital. Disa njerëz janë me komplikime të shkaktuara nga virusi.

Epidemiologët konfirmuan se epidemia do të zgjasë. Që të njoftojnë se epidemia ka mbaruar, nga Instituti i Shëndetit Publik do të duhet të presin të kalojnë dy periudha të inkubacionit nga rasti i fundit i të sëmurëve me fruth. Kjo është periudhë prej më së paku katër muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button