Protestuesit godasin me qese mielli makinën e Berishës

Goditet me qese mielli makina e Kryeministrit Sali Berisha, ndërsa hynte në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, ku po zhvillohet seanca plenare e së enjtes.

Forcat e sigurisë kanë ndërhyrë menjëherë, ndërkohë që policia konfirmoi se dy persona janë shoqëruar për në Komisariatin nr.1, ku po merren në pyetje rreth incidentit. Policia ka bërë të ditur se një nga të ndaluarit është Skënder Tufa, që dyshohet se është ish-i përndjekur politik.

Ky nuk është rasti i parë që ish-të përndjekurit politikë shkaktojnë incidente me deputetë apo zyrtarë të lartë. Kujtojmë rastin e rrahjes së ish-ministrit të Drejtësisë, kreut të Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmajli nga Gjergj Ndreca, ish- i përndjekur politik, i cili më pas kanosi avokatin penalist, Agim Tirana dhe ministrin e Ekonomisë, Ridvan Bode./t-ch/

Lajme të ngjashme

Back to top button