Një ish-ushtar ka pranuar vrasjen e gazetarit sllovak Jan Kucijak

Një ish-ushtar ka pranuar vrasjen e gazetarit hulumtues sllovak Jan Kucijak dhe të fejuarës së tij, e cili ndodhi në shkurt të vitit të kaluar, njoftojnë mediat lokale, transmeton Sdk.mk.

Miroslav Marçek dhe tre të tjerë, të cilët tani janë në paraburgim, janë akuzuar për vrasjet që tmerruan publikun evropian, ku si komisioner është emëruar biznesmeni sllovak Marijan Kocner.

Njëzet e shtatë vjeçari Kucijak dhe Martina Kushnirova u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në fshatin Velka Maca, 65 km në lindje të Bratislavës. Kucijak në atë kohë po hetonte marrëdhënien e mundshme midis biznesmenëve dhe politikanëve sllovakë dhe mafies italiane.

Marçek ka pranuar se ai ka qëlluar çiftin dhe është arratisur me të dyshuarit e tjerë.

LEXO: Gjenden të vrarë gazetari hulumtues sllovak dhe e dashura e tij
LEXO: Sllovakia arrestoi të dyshuarit për vrasjen e gazetarit
LEXO: Vrasja e gazetarit sllovak – Rikonstruktimi (FOTO)
LEXO: Sllovaki, shpërbëhet qeveria për shkak të vrasjes së gazetarit
LEXO: Vrasja e gazetarit sllovak, me mijëra protestues kërkojnë hetim të mirëfilltë
LEXO: Policia ndalon shtatë persona në rastin e vrasjes së gazetarit sllovak

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button