Do të pastrohen deponitë e egra në Karposh

Zotohemi se rregullisht dhe në kohë do të pastrojmë deponitë 

Kryetari i Komunës Karposh, Stefan Bogoev në zgjedhjet lokale (15.10.2017) u zotua që deponitë e egra në Komunë do të pastrohet rregullisht. Premtimi është pjesë e programit parazgjedhor të Bogoev, “Jetë në Karposht! Për të gjithë!”, dhënë në suaza të premtimit më kompleks “Ujë i pastër dhe ajër i pastër, shëndet për të gjithë” (faqe 8) dhe premtimi është duke u realizuar. 

Në periudhën e kaluar prej ardhjes së tij në qeverinë lokale të Komunës (pre tetorit të vitit 2017 e këtej), më shumë herë deponitë në Karposh janë pastuar, edhe pse në disa prej këtyre lokacioneve edhe pas pastrimit shumë shpejtë janë “mbushur” me mbeturina, edhe atë mbeturina të rënda.

Informacione për pastrimin e deponive të tilla u publikuan edhe në mediume edhe në ueb-faqen e Komunës Karposh. Prej këtu do të përmendim disa prej këtyre aksioneve.

Pastrimi i deponive të vogla prej mbeturinave dhe mbetjeve ndërtimore filloi në nëntor të vitit 2017, ndërsa së pari u pastrua lokacioni në rr. Sofiska në lagjen Taftalixhe 2, në vendin kur gjendet edhe objekti i rrënuar i ish “Sllavisë”:

Me 7 dhe 9 dhjetor të vitit 2017 në Karposh kishte aksion më të madh për pastrimin e Komunës, në suaza të të cilës me mekanizmin ndërtues u pastruan mbeturinat dhe gjethet në pesë lokacione. Atëherë u pastruan lokacionet prapa entorestorantit “Makedonska kuqa” (te kontejnerët)m nën urën Gazella, nga ana e e vendbanimit Zllokuqani, urën në derdhje të lumit Lepenec në Vardar, në Zhdanec, në rr. Teodosija Sinaitski, si dhe në kanalin për dherdhjen e ujërave atmosferik mes Trondoll dhe Zhdanec.

Në dhjetor të vitit të kaluar (2018) Komuna Karposh mbylli deponinë e egër përgjatë rrjedhës së Lumit Vardar, te ura “Gazella”, në të cilën me vite mblidheshin mbeturina, dhe qindja herë janë ndezur edhe zjarre në ambient të hapur të cilët edhe më tepër ndotin ajrin.

Në shkurt të këtij viti (2019) pas paraqitjes së më tepër qytetarëve dhe Shoqatës së qytetarëve – Qendra maqedonase për zhvillim të qëndrueshëm dhe konkurrencë – Shkup (QMZQK), shërbimet komunale në Komunën e Karposhit pastruan deponinë e egër, përgjatë bulevardit “8 Shtatori” në Taftalixhe 1. Prej aty u larguan sasi të mëdha të plastikës, qelqit dhe mbeturina të tjera.

Me 5 Mars të vitit 2019 pas reagimit të qytetarëve në rrjete social, shërbimet komunale të Komunës Karposh pastruan edhe sasinë më të madhe të mbeturinave edhe në QT “Skopje City Mall”.

Me tetë mars të vitit 2019 u pastrua edhe deponia e egër në territorin e rr. “Mark Twein” në Zllokuqan, te shërbimi për larjen e veturave.

Për të shtunën – 13.04.2019 vetëqeverisja lokale organizon eko-aksion më të madh për pastrimin e më tepër lokacioneve në territorin e Komunës Karposh. Siç informojnë nga Komuna, eko-aksioni do të fillojë në disa pika: rrjedha e Vardarit – nën hotelin “Aleksandar Palace”, te zona e fitnesit dhe bulevardit Ilinden, shtegu që çon deri te ura “Gazella”. Ministria për Ekonomi (rruga Juri Gagarini nr. 15); bulevardi Partizani te stacioni u autobusave dhe bukëpjekësi “Mall odmor” (përballë “Simpo”); para “Simpo”; te ura “Kombet e Bashkuara” (te kullat ushtarake); dhe përballë kullave ushtarake, te tre shtëpitë e bardha. Më pas, para “Mlleçen”, QT “Leptokarija” dhe Porta Vllae (Në sheshin Delfina).

Në aksion do të kyçet edhe kryetari i komunës, administratës publike, shërbimeve komunale, si dhe më tepër persona publik, organizata qytetare, institucione dhe kompani.

Burimi: Vërtetmates.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button