A të verbër jemi ?!

Një ditë e bukur pranvere. Një lypës i verbërt kishtë shtruar shaminë me mbishkrimin – “jam i verbërt – ndihmoni”. Por, vetëm do para të imta në te. Një njohës i reklamimit ia kishtë përmirësuar mbishkrimin lypsit duke i dhënë këte pëmbajtje: “Kjo ditë e bukur me diell, për mua mbetet vetëm një errësirë”. Për pak kohë shamia ishte mbushur para. Pra, shpeshë në jetë me rëndësi është se si u qasemi problemeve.

Asesi të shteret numri i atyre, këtu e në Greqi, që gjithë kohën uluritin për ate se Marrëveshja e Prespës na qenka njëkohësisht tradhëti maqedonase edhe greke! Vitin që shkoi, kryeministri Zaev dhe Cipras bënë një veprim grandioz që diametralisht nuk përkon me kodin mantal ballkanik. I shembën vrimat e zeza në trurët ballkanik që të depërtojë drita në te. Me një betejë të mundimshme të Sizifit, procesit i dhanë fund. Kjo ishte një betejë shumë e ashpër në mes forcave të patriotizmit të vërtetë dhe atij mashtues; mes integrimit dhe izolimit; mes progresit dhe varfërisë; mes eksodit dhe hapjes së rrugës për ndalim të tij; dhe “në mes” shumë gjërave tjera. Përfundoi epoka kur ngriteshin statua që të mposhten njerëz. Por, a kanë përfundua recidivet e asaj faze të errët dhe a jemi në rrugën që pritnim?

Nuk do të ishte reale të presim që pemët e mbjellura mbrapsht gjatë gjithë dekadat që shkuan, menjëherë të japin fryte të bollshme. Por, së paku pritej një orientim ideor zhvillimor se kah po shkojmë dhe ku do të mbërrim në distanca të ndryshme kohore. E gjithë kjo me qëllim që njerëzit të mund të furnizohen me qartësi mendore se rruga e trasuar çonë në drejtimin e duhur. U bënë poteze spektakulare në politikën e jashtme duke zgjidhur një magji shumëvjeçare që na kishtë robëruar në rrjetën famkeqe të magjitarëve “patriot” vendas, të cilët mbanin maska mashtruese patriotike për ta fsheh shëmtimin e syrit të pangopur për plaçkitje. Pra, u zgjidh ai problem shumëvjeçar me emrin, por mbetën shumë probleme tjera me shumë emra të brendshëm që sërisht mund të na çojnë në rrjetën e plaçkitësve serik, të cilët tani derdhin lot krokodili për liri, demokraci, drejtësi, antikorrupsion etj. Të cilët duke shpresuar në amnezinë e shpejtë të kësaj popullate kërkojnë reforma apstrakte për deformat konkrete të tyre shumëvjeçare.

Por, fakt se pa marrë parasysh zgjidhjen spektakulare të problemit me Greqinë, vështirë se mund të mbajmë gjatë kohë në kondicion durimin e shterur. Njerëzit kishin pritshmëri të madhe, e cila fare lehtë shndërrohet në dëshprimе poashtu të madhë. Sërisht filluan punësimet partiake, padrejtësitë dhe apatia. Meritokracia përsëri mbeti vetëm një ëndërr. Oferta zhvillimore në forma fushate, mobilizuese, por reale akoma nuk shifen. Rinia sërisht valixhet dhe jashtë. A thua si do ta zhvillojmë shoqërinë, shtetin dhe vetveten pa energji rinore, të cilës si duket gjithëkund i bëhet më mirë se sa në shtetin e vet! Si do ekzistojnë fondet sociale, penzionale, madje edhe vet buxheti pa punësime të reja në sektorin real ekonomik?! Pse mbahen kaq ministra të plogshtë të cilët pa ndonjë ide drejtojnë digastere ministrore dhe ndërmarrje publike? Kështu siç shkon për momentin, frikohem se i gjithë ky investim kaq i madh në politikën e jashtme, mund të bjerë në ujë të thellë të politikës së brendshme. Këtij segmenti pa hamendje duhet t’i përkshutohet një energji shumë më e madhe si në planin mikro-zhvillimor ashtu edhe në ate makro-zhvillimor. Duhet të thjeshtohen të gjitha procedurat e lejeve dhe dokumentacioneve të komplikuara, në mënyrë që të stimulohen resurset dhe investimet e brendshme, sado që të vogla të jenë ata. Çdokush që ka ndonjë para te vetja, duhet të informohet se çfarë mund të bëjë me te. Atë e bëjnë madje edhe vendet më të zhvilluara, kurse te ne me muaj dhe vite, ministritë dhe komunat i destimulojnë edhe ato pak kapacitete që kemi. Njerëzit duhet drejtëpërdrejtë informuar për fondet zhvillimore evropiane. Në këtë drejtim janë të nevojshme ndryshime serioze ligjore që organet shtetërore të kenë shumë më tepër përgjegjësi dhe të disponojnë me më shumë kapacitet e profesionalizëm në ushtrimin e obligimeve të tyre. Sepse mund që të ndodh në të ardhmen e afërt të kemi një shtet të riorganizuar falë UE-së, por të mos kemi dot njerëz në te. Shumë kompani tashmë ankohen se u kanë ikur punëtorët  jashtë, ndërkaq tani shtetin e lëshojnë madje edhe shumë kuadro nga administrata shtetërorë.

Thonë se nëse nuk arrijmë të zgjedhim një president do të pasojë një krizë kushtetuese! Po, ne a nuk mbijetuam një situatë kur kishim një president i cili vetë gjatë gjithë kohës prodhonte krizë kushtetuese! Tani mund ndoshta Zoti të na ndihmojë, edhe pse nuk besoj se një gjë e tillë mund të jetë e mundur nëse vet s’kemi disponim që t’i ndihmojmë vetvetes. Shumë vështirë e kemi ta kuptojmë se jeta është mjaft e thjeshtë, përveç nëse vet ne me talentin negativ që kemi nuk e komplikojmë atë. Shpesh ne dimë t’u gëzohemi boshllëqeve të mëdha, në vend që të punojmë për esenca qofshin ato edhe të vogla. Ata që duan të arrijnë diçka, nuk presin që ajo gjë të ndodhë vetvetiu, por ata vet iu ndodhin gjërave. Moment i fundit është të zgjedhim slogane për zvogëlimin e ekzodit, por ato duhet të jenë edhe bindëse edhe reale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button