“70 vjet Xheladin Zeqiri e 30 vjet Elita 5”, Ziberi: Faleminderit publiku, jeni forca më e madhe (VIDEO)

Në kuadër të agjendës kulturore “70 vite Xheladin Zeqiri” sot, në Qendrën për Kulturë të Tetovës u organizuar akademi koncertale për legjendarët Elita 5 dhe veprës së tyre 30-vjeçare, njofton Portalb.mk.

Në fjalimin e tij, vokalisti i grupit muzikor, Arif Ziberi, duke falënderuar publikun, tha se ata janë forca më e madhe.

“Faleminderit publikut, të gjithë juve që e keni mbështetur Elitën 5. Ju jeni ata që 30 vjet na keni mbajtur në skenë, që na jepni fuqi që edhe më tutje të bëjmë këngë të bukura. Ju jeni forca më madhe e grupit Elita 5”, tha Ziberi.

Fjalim ka mbajtur edhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Akademia koncertale u roganizua nga SHKASH “Xheladin Zeqiri” dhe Komuna e Tetovës.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button