Qeveria e RMV-së e shqetësuar se nuk ka kapacite dhe resurse për bisedimet me BE-në, Mançevski kërkon ndihmë

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, apelon deri te pjesëtarët e administratës publike dhe sektorit privat të kyçen në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe thotë se Qeveria është e shqetësuar nëse shteti ka kapacitet të mjaftueshëm për bisedimet, njofton Portalb.mk.

Më së voni deri në mes të muajit maj, Qeveria duhet që të publikojë propozim të ri, për strukturën biseduese i cili parasheh angazhim të “ekspertëve lartë të kualifikuar” prej jashtë institucioneve.

“Dërgoj apel deri te të gjithë qytetarët, ekspertët, personat që punojnë në sektor joqeveritar, në kompanitë private, të mendojnë dhe të kyçen në këtë proces. Na duhen të gjitha resurset e mundshme, ne nuk i kemi shumë”, thotë ministri Mançevski në një deklaratë për MIA dhe shton se edhe pse tani për tani nuk ka probleme në lidhje me skriningun përgatitur, Qeveria është e shqetësuar seriozisht për fazat tjera më të mëdha në procesin e bisedimeve.

I pyetur se pse Qeveria fokusohet në kërkesat e ekspertëve nga jashtë kur, sipas ekspertëve, ata i kanë në administratë, Mançevski thotë se nuk dihet se prej nga janë ato informata, por se apeli është i drejtuar drejt të gjithë aktorëve, në dhe brenda strukturave shtetërore.

Mançevski shton se “ajo çfarë është problem, dhe opinioni nuk është shumë i vetëdijshëm është se edhe pse numri i të punësuarve në sektorin publik është përafërsisht i lartë, administrata e vërtetë publike është e përbërë prej 128 institucioneve të pushtetit qendror dhe atje ka 16.000 persona të punësuar”.

Ndryshe, në takimin jo-formal me organizatat joqeveritare “Fondacioni për Shoqëri të Hapur – Maqedoni” dhe “Eurothink – Qendra për Strategji Evropiane”, u tha se kapacitetet nga administrata publike, duhet që të shfrytëzohen në procesin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

“Në Maqedoni ekzistojnë kapacitete të ndërtuara në administratën publike të cilët deri më tani kanë marrë pjesë në proceset euro-integruese. Për atë është e nevojshme të shfrytëzohet personeli tek i cili është investuar, por edhe kapaciteti i ministrive të institucioneve tjera shtetërore, i ndërtuar nëpërmjet grupeve punuese NPPA, IPA-strukturën dhe nënkomitetet. Pastaj çdo ministri ose organ shtetëror duhet që të bëjë identifikim të brendshëm të kapaciteteve në lidhje me bisedimet me BE-në dhe të propozojë kuadro të cilët do të punonin në zbatimin e këtij procesi. Është e nevojshme që të sigurohen kanale përkatëse dhe rregulla për komunikim mes grupeve punuese dhe strukturën negociuese dhe administratës publike të mbetur”, thuhet në dokumentin e prezantuar nga organizatat civile.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button