Filmi që nxiti ndjenjat anti-amerikane (VIDEO)

Ka kushtuar vetëm 5 milionë dollarë – një shumë e vogël e buxheteve që ndahen zakonisht për filmat e metrazhit të gjatë. 

Megjithatë, “Pafajësia e myslimanëve”, një film amator që tall Islamin dhe profetin Muhamed, është duke pasur ndikim të madh. Ai ka shkaktuar protesta të furishme anti-amerikane në Libi dhe Egjipt, në përvjetorin e 11-të të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit.

Protestat në Bengazi të Libisë u shndërruan në dhunë dhe morën jetën e katër zyrtarëve të lartë amerikanë. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Kristofer Stivens, ishte në mesin e të vrarëve nga sulmi kundër Konsullatës amerikane.

Zymtësia e ngjarjes risjell në qendër të vëmendjes atë se si format e kulturës perëndimore mund të provokojnë pakënaqësi të rrezikshme tek arabët, ku ndjenjat antiamerikane mbeten të forta.

Rasti të kujton vitin 2005, kur karikaturat e Profetit Muhamed janë shfaqur në një gazetë daneze, duke shkaktuar protesta dhe trazira masive në shumë vende myslimane. Myslimanët kundërshtojnë çdo përshkrim fizik të Profetit. “Pafajësia e myslimanëve”, jo vetëm që paraqet Muhamedin në formë njerëzore, por e përshkuan atë edhe si gjysmë budalla dhe të dhënë pas grave. Në një skenë, Muhamedi madje i lutet Kuranit të mbështesë dëshirën e tij për të pasur marrëdhënie intime me gruan e një burri tjetër.

Regjisori 56-vjeçar, Sam Bacile, ka thënë se ka përdorur kontributet e më shumë se 100 donatorëve hebrenj për të financuar filmin. Më herët, ai ka thënë se Islami është “kancer”, i cili ka bërë që Shtetet e Bashkuara të humbasin para dhe ushtarë në luftërat në Irak dhe Afganistan.

Ja disa sekuenca nga filmi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button