Pendarovski: Ofroj të ardhme, të ecim bashkë përpara

Kandidati për president i LSDM-së dhe koalicionit Stevo Pendarovski sot ka pasur takim me banorët e Makedonska Kamenicës. Ai para tyre ka theksuar se është shumë me rëndësi se për cilat politika do të vendos populli, nëse për politikën e cila çon përpara, ose për politikën e cila na kthen në të kaluarën e errët si dhe është i sigurt se qytetarët duan përparim, transmeton MIA.

“Për dhjetë vjet nga regjimi i pushtetit të kaluar janë shpërngulur shumë të rinj. Ata janë kujdesur vetëm për anëtarët e tyre partiak dhe familjarë. Për ne të gjithë qytetarët janë të barabartë. Qëllim jonë është ta sjellim Evropën këtu, jo të rinjtë të largohen në Evropë. Unë ofroj të ardhme për të rinjtë, progres, prosperitet, anëtarësim në BE dhe NATO”, ka thënë Pendarovski.

Me marrjen e datës për fillim të negociatave, menjëherë hapen perspektiva të gjera, hapen siç ka thënë Pendarovski, fonde për zhvillim tek të rinjtë, për bujqësinë dhe infrastrukturën.

Ai ka kërkuar mbështetje në zgjedhjet e 21 prillit dhe më 5 maj që të vazhdojë me zhvillimin dhe të sigurojë të ardhmen. Ka premtuar se si president nuk do të lejojë drejtësi selektive. Ligji sipas tij do të vlejë për të gjithë, ndërsa ai do të jetë president i të gjithë qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button