Siljanovska në Komunën Qendër: Shteti juridik do të jetë partia jonë e përbashkët

Shteti juridik do të jetë partia jonë e përbashkët, sepse pa shtet juridik nuk mund të ketë demokraci, kështu deklaroi në tubimin e sontëm kandidatja për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska, transmeton Portalb.mk.

Ajo para qytetarëve në Komunën Qendër premtoi se nëse ajo do të jetë presidente, do t’i shpërblejë vetëm ata që janë për shpërblim, ata të cilët janë të njohur me kreacionet e tyre, me sukseset shkencore dhe sportive. Atëherë qytetarët do të njohin dikë që beson në meritokraci, e jo në partizim dhe politizim.

“Po vjen 21 prilli dhe e di se të gjithë jemi të shqetësuar se çfarë do të ndodhë. Shpresoj se prania e vëzhguesve do ta ulë rrezikshmërinë që ndodhi në referendum. Por, unë ju lutem dhe mendoj të ketë pjesëmarrje masovike në zgjedhje, sa më shumë qytetarë që të dalin në zgjedhje, do të jetë garancion më i fortë për zgjedhje të drejta dhe fdemokratike”, tha Siljanovska.

Ajo në fund tha se nëse i fiton zgjedhjet, do të shihet se a do ta mbajë fjalën kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev që të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Dhe prej më përpara dihet se kush do të fitojë në ato zgjedhje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button