Ndiheni gjatë gjithë kohës të lodhur? Zbuloni 8 arsyet pse

Të gjithëve na ka ndodhur të ndihemi të pafuqishëm e të lodhur, pa e kuptuar pse! Por nëse kjo gjë fillohen dhe bëhet e shpeshtë atëherë ka vend për shqetësime dhe për të mësuar se çfarë nuk shkon me trupin tuaj, shkruan Bordo.al. 

Sipas ekspertëve, ka tetë arsye kryesore pse zgjoheni dhe fleni me ndjesinë e lodhjes, e gjithçka do t’jua shpjegojmë më poshtë:

1.Mund të mos jeni duke kombinuar si duhet produktet ushqimore të përfshirë në dietën ditore. Duhet të kujdeseni që çdo vakt, të përfshijë proteinat, yndyrnat e shëndetshme dhe karbohidratet, pa eleminuar asnjërën prej tyre.

2.Me siguri e shihni gotën gjysmë-bosh, duke lejuar pesimizmin t’ju marrë për dore për t’ju udhëhequr drejt jetës. Siç thotë dhe klisheja: shih anën e shndrritshme të medaljes!

3.Nuk po vraponi sa duhet, ashtu sikurse nuk po merreni me aktivitet fizik. Kjo sjell vetëm plogështi për trupin, duke bërë kështu të humbisni dhe ato pak rezerva energjie që dispononi.

4.Po merrni më shumë energji nga ç’duhet, e kjo do t’ju ulë rezistencën në nivele të pabesueshme. Kështu që, me karar!

5.Jeni dehidratuar dhe nuk po furnizoni organizmin me burimin kryesor të energjisë: ujin! Dhe ju kemi thënë me qindra herë…

6.Nuk po bëni gjumë të mirë, e sipas studimeve më të fundit, ata që kishin tendencë të flinin me shkëputje gjatë natës, pësonin një rënie të humorit prej 30%.

7.Mund të jeni alergjike, dhe një pengesë e tillë do të bëjë të mos keni dëshirë të vazhdoni asgjë përgjatë ditës. Nëse nuk jeni në dijeni për diçka të tillë, bën mirë të vizitoheni!

8.Ju nevojitet më shumë hekur! Ky mineral ndihmon rruazat e kuqe të transportojnë oksigjenin në të gjithë trupin – e nëse kjo nuk po ndodh si duhet, shfaqen probleme edhe më të rëmda se sa thjesht lodhja…

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button