Arrestohet një i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile në Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten një person të gjinisë mashkull nga komuniteti egjiptian, si i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile në vitin 1999 në Kosovë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton një komunikatë nga Policia e Kosovës, vendimi për arrestimin e tij ka ardhur nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

“Pas lëshimit të Aktvendimit mbi ndalimin e personit të arrestuar, i njëjti është dërguar në Qendrën e ndalimit. Aktvendimi mbi ndalimin e personit të arrestuar është lëshuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për shkak të dyshimit të bazuar se kishte kryer veprat penale ‘Krime Lufte Kundër Popullsisë Civile’”, tha policia, duke mos shpalosur identitetin e personit të arrestuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button