Për 18 vite janë humbur 40 milionë pasagjerë në transportin publik (Infografik)

Numri i pasagjerëve të transportuar në transportin publik në Maqedoni është duke rënë gjatë viteve, por gjithnjë e më shumë komuna në Maqedoni po vendosin të fillojnë me linja të rregullta të transportit në qytete. Të dhënat e Entit shtetëror për statistikë tregojnë se vitin e kaluar shërbimet e transportit urban-  periferik i kanë përdorur 71.410.000 pasagjerë, ndërsa me transport publik në vitin 2000 janë transportuar 111.408.000 pasagjerë, transmeton Meta.mk, përcjell Portalb.mk. 

Të dhënat statistikore tregojnë rënie graduale të përdorimit të transportit publik në vend, pavarësisht trendit aktual të rritjes së komunave në të cilat organizohet ky lloj transporti. Transporti urban – periferik është rregulluar në mënyrë të vazhdueshme në disa qytete të Maqedonisë, përfshirë Shkupin, Kumanovën, Velesin, Koçanin, Kavadarin, Prilepin, Manastirin dhe Ohrin.

Shtipi dhe Tetova janë duke konsideruar të fillojnë me linja të transportit publik në të dy qytetet, prandaj autoritetet komunale të Tetovës në vitin 2016 formuan edhe kompani publike për transport publik “Transporti Tetovë”. Përkundër kësaj, banorët e Tetovës nuk kanë mundësi ta përdorin këtë lloj transporti sot, sepse autobusët nuk janë të blerë, ndërsa e linjat e planifikuara nuk mirëmbahen.

Të dhënat statistikore për periudhën nga viti 2000 e deri sot tregojnë se numri i linjave, gjatësia e tyre dhe numri i automjeteve që qarkullojnë nga viti në vit rritet, por nga ana tjetër kapaciteti i automjeteve për transport të pasagjerëve është duke u reduktuar për shkak të zëvendësimit të autobusëve me furgonë gjatë realizimit të transportit publik.

Shkupi dhe Prilepi janë dy qytetet në vend që kanë ndërmarrje publike për kryerjen e këtij aktiviteti. Përveç blerjes aktuale të autobusëve në Shkup edhe autoritetet lokale të Prilepit, gjatë kësaj periudha, janë në kërkim për të blerë 4 autobusë të rinj që do të qarkullojnë me gaz natyror. Kompania e atjeshme NP për PUP – Prilep me flotën e përtërirë do t’i mirëmbajë tre linjat ekzistuese në qytet, me çka Prilepi është komuna e vetme në Maqedoni ku transporti publik organizohet vetëm nga kompani publike.

Linjat për transport të pasagjerëve në Shkup organizohen nga NTP – Shkup dhe dy kompani private, ndërsa transporti publik në qytete të tjera të organizohet vetëm nga kompani private.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button