Libi, dhjetëra të vdekur në përleshjet në Tripoli

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se 58 persona u vranë në Libi gjatë konfliktit në Tripoli dhe 275 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyra e OBSH-së për Libinë në rrjetin social ka njoftuar se gjashtë civilë u vranë në shpërthimet dhe konfliktet e armatosura që filluan më 4 prill.

Më tej shtohet se në mesin e civilëve të vdekur janë dy mjekë dhe një shofer i ambulancës.Po ashtu thuhet se një pjesë e popullsisë arriti të ikë nga zona e konfliktit.

Deklarata thotë se janë ndërmarrë disa hapa për të ofruar ndihmë mjekësore nëse konfliktet në Tripoli vazhdojnë dhe nëse rritet numri i të plagosurve.

Përfaqësuesi i OBSH-së për Libinë, Jaffar Hussain, tha se në kuadër të aktiviteteve të Ministrisë së Shëndetësisë, në terren janë dërguar ekipet e emergjencës.

Në fund të vitit 2015, përfaqësuesit e qeverive paralele libiane nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara nënshkruan një marrëveshje për themelimin e Qeverisë Kombëtare të Konsensusit.

Plani ishte që qeveria të marrë pushtetin në vend dhe të shpallë zgjedhjet parlamentare brenda 12 muajve. Për shkak të vazhdimit të mosmarrëveshjeve, kjo nuk është zbatuar plotësisht deri tani. Libia është ende larg një vendi të sigurt dhe politikisht të qëndrueshëm, kurse shumë analistë paralajmërojnë se vendi është në prag të një lufte civile.

Libia është zhytur në një krizë e thellë politike dhe e sigurisë që nga viti 2011 pas vrasjes së Muamar Gadafit. Që atëherë, në pushtet janë qeveritë paralele me seli në Tripoli dhe Tobruk, me parlamente të ndara dhe forca të armatosura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button