Maqedonia e Veriut, udhëheqësi fetar është paditur për gjuhë të urrejtjes

Një deklaratë e reisit të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, reis ulema Sulejman Rexhepi, në të cilën i quan bashkëqytetarët e tij të etnisë maqedonase “egërsira dhe popull pa identitet”, ishte shkas që të ketë reagime të shumta në opinion. Fytyra të njohura publike, e dënuan fjalorin, duke e theksuar veçanërisht postin e tij, që duhet të bashkojë, në vend që të ndajë, shkruan Meta.mk.

Organizata joqeveritare “Komiteti i Helsinkit”, e paditi atë për gjuhë të urrejtjes, ndërkaq Policia dhe Prokuroria, vazhdojnë ta analizojnë deklaratën e kreut të BFI-së.

KH thotë se shpërndarja e gjuhës së urrejtjes nga ana bartësit të funksionit të lartë të institucionit fetar dhe personit me ndikim të lartë në opinion është e rrezikshme dhe e papranueshme.

“Në një shtet multietnik dhe multikonfesional, liderët fetarë duhet që të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre dhe të veprojnë në frymën e tolerancës dhe bashkëjetesës dhe jo të iniciojnë dhe nxisin padurueshmëri dhe urrejtje”, thonë nga KH, duke shtuar se për këto arsye kanë kërkuar që MPB të veprojë menjëherë për paraqitjen dhe t’i ndërmarrë të gjitha masat në pajtueshmëri me dispozitat ligjore”.

Fjalimin e tij e dënoi dhe organizata joqeveritare “Civil” duke kërkuar që i njëjti të ndiqet për gjuhë të urrejtjes.

Nga ana tjetër, qëndrimi i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut ishte se deklarata e tij është keqkuptuar.

Kur reisi ka deklaruar se “këto janë popull egërsira të pashembullta, për atë nuk kanë identitet”, nuk ka përmendur në mënyrë të përgjithshme “maqedonas”, por ka menduar në banorët e fshatit Llazhec.”

Sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, personi që “shpërndan materiale raciste dhe ksenofobe nëpërmjet sistemit kompjuterik”, dënohet me burg prej 1 deri në 5 vjet.

Edhe pse Maqedonia e Veriut është vend sekular, ndaj deklaratës ka reaguar edhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut e cila tha se “janë kundër çdo gjuhe të urrejtjes”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button