Këshilli i Komunës së Tetovës miratoi propozim-projektin për gazifikimin e qytetit

Këshilli i Komunës së Tetovës sot ka votuar për pranimin e propozim-projektit për realizim të rrjetit gazifikues. Projektin para këshilltarëve e prezantoi përfaqësuesi i ndërmarrjes “Filbis” nga Shkupi, që ishte zgjedhur në tender për ndërtimin dhe realizimin e projektit ideor në dhjetor të vitit 2018, njofton MIA.

“Këshilli me këtë i dha dritë të gjelbër komunës të vazhdojë me punë. Kemi grup punues së bashku me kabinetin e kryetares së komunës, me çka presim prej nesër e më tutje të punohet në zbatimin e projektit. Në të ardhmen e afërme duhet të vendoset nëse do të formohet ndërmarrje publike apo modeli i partneritetit publik privat me udhëheqje të furnizimit me gaz”, deklaroi Arsim Nuredini, udhëheqës i Sektorit për veprimtari komunale.

Sipas projektit, nëpër Tetovë do të ketë linjë gaz përçuese primare dhe sekondare me gjatësi të përgjithshme prej 25.000 metra gypa gaz përçues. Sipas vlerësimit të ndërmarrjes kryese, projekti do të kushtojë gjithsej 3.070.000 euro.

Këshilltarët votuan edhe vendimin me të cilin do të formohet Qendër turistike informuese me filiale në Kodër të Diellit, Mavrovë dhe Gostivar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button