Spasovski: Gjyqësori nuk është i reformuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski vlerëson se zvogëlimi i dënimit me burg të vozitësit të dehur i cili e ka shkelur studenten Frosina Cekovska nga Kriva Pallanka tregon se gjyqësori nuk është i reformuar, njofton Portalb.mk.

“Vendime të gjykatës nuk komentoj. Por, kjo çfarë ndodhi me studenten nga Kriva Pallanka, tregon se sa duhet të reformohet gjyqësori. Vendimet gjyqësore nuk komentohen, por vendimet gjyqësore të cilat janë të këqija për shtetin dhe individin, meritojnë që për ta të reagohet. Kemi kaluar periudhë të rëndë prej 11 viteve kur rregullat u bënë përjashtime, ndërkaq përjashtimet rregulla, në të cilat u ndryshua mentaliteti i qytetarëve”, u përgjigj Spasovski në pyetjen e një qytetari në një tribunë në Veles, për siguri në komunikacion.

Qytetari e pyeti se si ndjehet pasi që Apeli ia ka zvogëluar dënimin vozitësit i cili në kalim për këmbësorët e ka goditur për vdekje një vajzë në Shkup.

Frosina Cekovska ka humbur jetën në vendngjarje, kur Vidojkoviq e ka goditur në kalimin për këmbësor në Sallën Universale. Vozitësi nuk është ndaluar pas goditjes fatale, pra ka ikur. Ai u akuzua për “vepra të rënda kundër sigurisë në komunikacion dhe mosdhënie të ndihmës”, ndërkaq gjatë kontrollit i janë gjetur 1.2 promil alkool në gjak.

Gjykata Penale fillimisht e dënoi me 6 vjet e gjysmë burg, ndërkaq më pas Apeli e riktheu procesin mbrapa dhe e ka shfuqizuar vendimin.

Në gjykimin e dytë, Vidojkoviq u dënua me 4 vjet burg, ndërkaq Apeli së fundmi, e cila ankesën e ka shqyrtuar në seancë publike e ka ulur dënimin në 3 vjet burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button