Për një javë 283 qytetarë të RMV-së janë sëmurë nga gripi, 56 për qind më shumë se vitin e kaluar

Gjatë javës së kaluar, 1-7 prill 2019, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 283 të sëmurë nga gripi, që është 40.8 për qind më pak se java para saj, kur u regjistruan 478 të sëmurë, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), transmeton Portalb.mk.

Megjithëse numri i të sëmurëve është më i vogël se një javë më parë, është 56.4 për qind më i madh se periudha e njëjtë e vitit 2018-të.

Në raportin thuhet se gjatë kësaj jave nuk janë evidentuar raste me pasoja vdekje si rezultat i gripit.

ISHP gjatë kësaj javë janë arritur 18 materiale për test të gripit, prej të cilëve pozitive kanë rezultuar 38.8 për qind e tyre.

Më së shumti të prekur, 191 në numër, janë të moshës 15-64-vjeçare.

Gjatë periudhës 2018/2019 numri i të prekurve nga gripi ka arritur vlerën 20.940.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button