fbpx

Marihuana vazhdon të jetë e paligjshme

Burimi: KriThink

Teksti që e recensojmë nuk ofron informacion të mjaftueshëm, gjegjësisht, është jo i plotë. Informacioni kryesor që transmetohet nuk është verifikuar, dhe sipas kësaj, vihet në dyshim vërtetësia e tij. Nga qeveria ka dhe demant se nuk lajmi është i saktë.

Lajmi i plotë

Linku deri te artikulli origjinal: QEVERIA DO TA LEGALIZOJË MARIHUANËN NË MAQEDONI

Data dhe koha e publikimit: 25.3.2019

Data e recensionit: 27.3.2019

Recenzues: Ana Anastasovska

Artikulli ka titull atraktiv dhe tërheqës, e ai është “Qeveria do të legalizojë marihuanën në Maqedoni“. Titulli i formuluar në këtë mënyrë sugjeron se artikulli pretendon se kjo gjë është e sigurt.

Mirëpo, kur do ta hapni tekstin, do të shihni se kjo nuk është kështu.

TV21 nga burime të afërta me qeverinë mëson se marihuana së shpejti do të legalizohet në Maqedoni. Për fillim ajo do të legalizohet në vendet turistike, gjegjësisht në Ohër dhe Strugë.

Që në fillim të tekstit lind dilema se si do të legalizohet marihuana vetëm në Ohër dhe Strugë? Si do të bëhet kjo nga aspekti i dispozitave ligjore, gjegjësisht si do të dukej ky ligj? E gjithë ideja e legalizimit të marihuanës në vetëm dy qytete është e pakuptimtë.

Analizat e qeverisë kanë treguar se legalizimi do të kontribuojë për rritjen e numrit të turistëve, e me këtë me hyrje më të madhe të devizave në ato vende.

Cilat dhe çfarë analizash janë këto, në tekst nuk është treguar. Si do ta rrisë marihuana numrin e turistëve dhe hyrjen e devizave të huaja? Kush i ka bërë këto analiza, a ekziston një shembull i tillë në ndonjë vend tjetër? Për këto gjëra nuk ka asgjë në artikull.

Nuk është pyetur as qeveria se a është i vërtetë ky informacion apo jo. Nuk është konsultuar, për shembull, ndonjë njohës i ksaj fushe, i cili do ta shpjegonte analizën e supozuar të qeverisë.

NOVA TV e publikoi demantin e qeverisë për këtë informacion.

Bëhet fjalë për dezinformatë. Nuk ka analiza të vazhdueshme të qeverisë për ta legalizuar marihuanën për qëllime rekreative. Qeveria mbetet në qëndrimin për ta respektuar rregullativën ekzistuese, me të cilën lejohet prodhimi i kanabisit në vend vetëm për qëllime mjekësore, thuhet në reagim.

Teksti nuk ofron asgjë. Ai vetëm ngre shumë çështje. Kur gazetari vjen deri te një informacion, ai duhet ta verifikojë atë nga sa më shumë burime të jetë e mundur, të kërkojë përgjigje dhe t’ia përcjellë ato publiku, e jo të ofrojë informata jo të plota. Kështu vetëm krijon konfuzion në mesin e lexuesve. Lajm i transmetuar në këtë mënyrë duke joserioz dhe i rremë.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button