Koreja e Jugut e shpalli abortin “antikushtetues”

Ndalimi i abortit në Korenë e Jugut u shpall jokushtetues me vendim të gjykatës.

Gjykata Kushtetutese e këtij vendi urdhëroi të enjten që ligji të rishikohet deri në fund të vitit 2020, transmeton REL.

Me ndalesën e vitit 1953, gratë jugkoreane që abortojnë, mund të gjobiten dhe burgosen, përveç rasteve të përdhunimit ose rrezikut për shëndetin e tyre.

Koreja e Jugut është një nga vendet e pakta të zhvilluara që kriminalizon abortin.

Korrespondentët thonë se shqyrtimi i ndalesës së abortit është shtyrë nga një lëvizje gjithnjë në rritje për të drejtat e grave në këtë vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button