Sulmi vetëvrasë në funeral – dhjetëra afganë të vrarë

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur nga sulmi vetëvrasës në një funeral në lindje të Afganistanit.
Zëdhënësi i provincës Nangarhar, Ahmad Zia Abdulzai, i ka konfirmuar shifrat për Radion Afganistani i Lirë, raporton Rel.

Shpërthimi ka ndodhur në qakun Dur Baba të provincës Nangarhar, ku disa fshatarë, muajin e kaluar, kanë shpallur kryengritje kundër ekstremizmit taliban.

Autoritetet policore thonë se sulmi kishte në shënjestër guvernatorin e qarkut, Hamesha Gul. Policia ka fajësuar talibanët për sulmin, ndërsa kryengritësit, deri më tash, nuk kanë bërë ndonjë koment./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button