Siljanovska: Në emrin e ri kam të drejtë vetëpërcaktimi, por nuk do ta shkarravis

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dje ka qëndruar në Karposh në mbështetje të kandidates për president, Gordan Siljanovska, ku tha se për herë të parë në historinë e Republikës së Maqedonisë, do të zgjedhet për president një grua, transmeton Portalb.mk.

Siljanovska - Mickoski
Siljanovska – Mickoski

“Gordana është personalitet i veçantë, karizmatike, principiele, e sinqertë, e motivuar ta mbrojë Kushtetutën dhe respektojë ligjet, sepse është e përgatitur të luftojë për Republikën e Maqedonisë, dhe për çdo person”, tha Mickoski.

Nga ana tjetër, Siljanovska në “Studio e hapur” në televizionin “Alfa”, tha se për emrin e ri e ka të drejtën e vetëpërcaktimit, por nuk planifikon që ta shkarravitë.

“Më pengon “zgjidhja”. Nuk jam as pronar e as kreator. Procesi ka qenë jotransparent. Në kundërshtim me Kushtetutën dhe të drejtën ndërkombëtare. Nuk mund të shkarravis, por për së pari do të mundohem të tregojë në kërcënimet ndërkombëtare dhe vendore. Duke u thirr në të drejtën dhe drejtësinë, në fillim rekomandoj, më pastaj do të mundohem ta revidoj”, tha Siljanovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button