Zaev për Siljanovskën dhe Mickoskin: Ka një këngë “Strangers in the night”, kështu janë edhe ata, të humbur deri në fund

E shoh se Siljanovska shkon pas Mickoskit, ndërsa ai pas Gruevskit, nuk bëhet ashtu. Nuk ofrojnë asgjë. Si do t’i mbajmë të rinjtë pa NATO-n dhe BE-në. Nuk thonë asgjë, nuk ofrojnë asgjë, vetëm flasin për të kaluarën. Ka një këngë që quhet „Strangers in the night“, kështu janë edhe ata, të humbur deri në fund. Për këtë do të fitojë Stevo Pendarovski, kështu tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në mitingun e mbrëmshëm në Tetovë, transmeton Portalb.mk.

“Natën e kaluar ka qenë oponenti im këtu, e ka përshëndetur Unionin e forcave të reja, Unionin e grave, disa koalicion të partnerëve, por harroi t’i përshëndes tetovarët dhe gjatë gjithë kohës ka bërë muhabet për mua. Unë mbrëmë nuk kam qenë këtu”, tha Zaev.

Ai shtoi se Pendarovski do të jetë president që do t’ju shërbejë të gjithëve njëjtë.

Ndërsa kandidati për president nga LSDM-ja, Stevo Pendarovski tha se Maqedonisë i duhet president i përbashkët, pa dallime.

“Dhjetë vjet shtetin e ka udhëhequr njeri që e ka ndarë popullin dhe është interesuar vetëm për pjesëtarët e partisë dhe bashkësinë etnike. Por ne nuk themi kështu.  Edhe para pesë vjetëve edhe sot themi  se Maqedonisë i duhet president i përbashkët. Në vend se të harxhohen para për përmendore dhe gjëra tjera të kota, paratë do të shkojnë te populli. Nga viti 2006 deri më 2016 janë shpërngulur më shumë njerëz sesa në dekadën e parë të paravrësisë”, tha Pendarovski.

Nga ana tjetër, Arbër Ademi nga BDI mbajti fjalim para të pranishmëve në mitingun e LSDM-së në Tetovë. Ai foli për gjuhën maqedonase dhe shqipe dhe tha se mbështetja për Stevo Pendarovskin është gjithnjë e më e madhe.

“Besoj se qytetarët fortë do të japin përkrahje për Pendarovskin, do të japin përkrahje për Maqedoninë evropiane dhe euroatlantike.  Besoj se jo vetëm tetovarët, por e gjithë Maqedonia do të votojë për Maqedoninë evropiane dhe euroatlantike. Për atë jemi të bashkuar sonte”, tha Ademi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button