Drejtoria Doganore do të blejë vetura “Shkoda” me vlerë prej 325.201 euro

Drejtoria Doganore e Maqedonisë së Veriut do të blejë 13 vetura, të cilat do t’i paguajë 325.201 euro, njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e Byrosë për Siguri Publike, Drejtoria më saktësisht, drejtori Gjoko Tanasoski, më 8 prill e ka nënshkruar marrëveshjen për furnizimin e makinave me kompaninë DELUKS-AUTO nga Kumanova.

Sipas marrëveshjes, do të blihen 12 automjete të tipit “Shkoda”, model Oktavia Ambition 2.0, për të cilat duhet të paguhen 294.000 euro ose 24.500 euro për automjet.

Drejtoria Doganore përveç këtyre automjeteve do të blejë edhe një “Shkodë”, por të modelit Superb Ambition 2.0, e cila kushton 31.176 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button