FMN rekomandon masa kundër korrupsionit

Fondi Monetar Ndërkombëtar po u rekomandon vendeve të ndryshme të ndërmarrin një sërë reformash, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit, për të arritur jo vetëm rritje më të madhe ekonomike, por edhe më gjithëpërfshirëse për pjesë të ndryshme të popullsisë, transmeton Lajmi.net.

Në një raport të publikuar të mërkurën, FMN-ja përmend problemet me të cilat ndeshen ekonomitë, si ndryshimi i demografisë, ndryshimet e shpejta në teknologji dhe shtimin e integrimit midis ekonomive në mbarë botën.

FMN-ja thotë se shumë vende me ekonomi të përparuar ose në zhvillim po përballen me strese që lidhen me plakjen e popullsisë, me kujdesin shëndetësor dhe sistemet e pensioneve publike, ndërsa në shumë vende në zhvillim çështjet për zgjidhje janë krijimi i vendeve të punës dhe përmirësimet e infrastrukturës për popullsinë që po urbanizohet me shpejtësi.

Luftimi i korrupsionit është një fushë në të cilën FMN-ja sheh potencial për bashkëpunim ndërkombëtar për të sjellë ndryshim, së bashku me ndryshimet klimatike dhe taksimin e kompanive shumëkombëshe.

Raporti bën thirrje që qeveritë të luftojnë rastet e kompanive kombëtare që korruptojnë me ryshfet zyrtarët në vendet e tjera. Ai u bën thirrje atyre të jenë agresive në përpjekjet kundër pastrimit të parave dhe që individë ose kompani të ndryshme të mos jenë në gjendje të përdorin metoda të paqarta për të fshehur përfitimet nga korrupsioni. Veçanërisht FMN-ja përmend nevojën për të rritur transparencën në sektorë të tillë si nafta dhe minierat, ku kompanitë shpesh veprojnë jashtë vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button