Këshilli i Integrimit, Vasili: Si i marri që flet me veten

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar mbledhjen e Këshillit të Integrimit sot në Tiranë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Vasili teksa nuk kursen ironitë e cilëson Këshillin si serë e OMGJ-ve politike, transmeton BalkanWeb. Ndër të tjera, Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së shkruan se Këshilli i Integrimit është si sokaku i të marrëve, mërgata e qyqeve dhe  një klub vajtocash.

“Keshilli i Integrimit si serë e OMGJ-ve politike !

Keshilli i integrimit si klub vajtocash!

Keshilli i integrimit si sokaku i te marreve!

Keshilli i integrimit si nje i marrë,qe flet me veten!

Keshilli i integrimit si serë OMGJ-sh politike!

Keshilli i integrimit si Mërgata e Qyqeve!

Per cfare negociatash po na flasin sot se na gajasën??

Po keta me qeveri e me Flekenshtejn and co. hapen shampanjen,u perqafuan dhe u shtrenguan fort…edhe na uruan me te madhe që vjet, ne qershor te 2018,se negociatat ishin HAPUR !?

Bo bo ç’genjeshtarë, apo LIARS sic i thone anglisht!!”-shkruan Vasili.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button