Fleckenstein: Reforma zgjedhore, e realizueshme edhe nga Parlamenti aktual

I pranishëm në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrim Europian në Kuvendin e Shqipërisë, raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein shprehu kënaqësinë e tij që edhe Zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer ishte në një linjë me qëndrimin e shprehur më herët nga BE. Më tej ai theksoi edhe Parlamenti aktual mund ta çojë përpara reformën në drejtësi, transmeton Top Channel.

Duke folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit mbajtur sot në Tiranë, Fleckenstein tha se “Seanca e sotme ka një rëndësi të veçantë duke pasur parasysh arritjet mjaft të rëndësishme në reformën në drejtësi. SPAK shumë shpejt do të konstituohet dhe Ministrja e Drejtësisë gjithashtu më ka thënë që do të kemi edhe kuorumin e nevojshëm për marrjen e vendimeve për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Pra këto janë lajme mjaft të mira të cilat do të ndikonin në vendimin e qershorit. Reforma në drejtësi është e rëndësishme sepse përbën bazën për të gjitha reformat e tjera që janë kërkuar nga populli shqiptar dhe BE”.

Përveç kësaj, Fleckenstein u shpreh se “deklarata ime do të jetë mjaft e kujdesshme pasi nuk dua të nxis më tej situatën e tensionuar që është në Tiranë. Tashmë e kam shprehur mendimin tim se çfarë po ndodh në parlament dhe nuk dua të shprehem më për këtë. Jam i kënaqur të mësoj se edhe zv.ndihmës Sekretari i Shetit, Matthew Palmer ka të njëjtin mendim sikurse edhe ne në BE”.

Fleckenstein e cilësoi si një sinjal pozitiv që Këshilli Kombëtar i Integrimit po vazhdon punën e tij, pasi, shtoi ai, “kemi nevojë për këto sinjale pozitive”.

Fleckenstein u shpreh optimist sa i takon progresit të reformës në drejtësi. “Duke pasur parasysh edhe një qeveri funksionale, e cila është mjaft e nevojshme dhe për progresin e reformës në drejtësi dhe kjo gjë është vëzhguar edhe rikonfirmuar edhe nga ambasada amerikane, por edhe nga delegacioni i BE, mund të them që jam optimist”, tha ai.

Fleckenstein u shpreh se “dyert e PE janë të hapura si për qeverinë, për parlamentin, po ashtu edhe për PD”.

“Ju e dini më mirë se si mund ta gjeni zgjidhjen për t’u marrë vesh me njëri -tjetrin. Edhe reforma elektorale mund të bëhet në këto kushte që jemi sot”, tha Fleckenstein.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button