Rita Ora befasoi të rinjtë e Kosovës: Jam shumë e nderuar të jem këtu sot

Zyra e UNICEF-it në Kosovë gjatë ditës së sotme ka mbajtur ngjarjen vjetore “Activate Talks” që mbledh më shumë se 400 të rinj nga e gjithë Kosova, ekspertë, përfaqësues të institucioneve dhe inovatorë të rinj, për të diskutuar dhe treguar përvojat e tyre në ndryshimin e shoqërisë për të mirë.

Këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora është shfaqur në ngjarjen vjetore “Activate Talks” të UNICEF-it gjatë diskutimeve të cilat po zhvilloheshin.

Ajo në formë befasie u shfaq para të pranishmëve duke thënë se puna që ka bërë UNICEF-i është e mrekullueshme.

“Kam qenë për dy ditë në Kosovë. Duhet të them se rrugëtimi që ka bërë UNICEF-i e kam përjetuar dhe kam parë se sa e mrekullueshme është. Ka qenë shumë inspiruese për të rinjtë e Kosovës. Jam shumë e nderuar të jem këtu sot”, tha Rita Ora.

Rita Ora në “Activate Talks” të UNICEF-it
Rita Ora në “Activate Talks” të UNICEF-it

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button