Partneriteti publik-privat i Kirurgjisë Pediatrike: Për dy muaj janë realizuar mbi dhjetë intervenime kardiokirurgjike (FOTO)

Më shumë se dhjetë intervenime kardiokirurgjike janë realizuar në Klinikën “Zhan Mitrev”, që kur para dy muajve në të u integruar edhe Kirurgjia Pediatrike e Qendrës Klinike “Nënë Terezë”, në krye me Vlladimir Çadikovskin, u njoftua sot në konferencën e përbashkët për media, në të cilin i pranishëm ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, transmeton Portalb.mk.

Megjithëse intervenimet janë realizuar në “Zhan Mitrev”, shpenzimet janë mbuluar nga Fondi për Sigurim Shëndetësor.

“Kemi gjithsej 12 krevate të pajisura për kujdes intensiv, sallë e operacionit e cila është në dispozicion vazhdimisht ku mund të realizohen intervenimet më të rënda, në kombinim me kardiologjinë intervente, dhe tomografi magnete dhe kompjuterike. Qëllimi është që t’i trajtojmë fëmijët me sëmundje të rënda në shtet, dhe jo vetëm ata me sëmundje të zemrës, por çdo fëmijë që do të kërkojë intervenim ekstrem të pajisur mirë dhe e kuadër. Kemi ekip që është certifikuar për dializë të fëmijëve”, tha Çadikovski.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe

Integrimi i Kirurgjisë Pediatrike të Qendrës Klinike në Klinikën “Zhan Mitrev” u realizua me partneritet publik-privat. Kjo sipas Venko Filipçes, është e ardhmja që duhet të implementohet në sistemin shëndetësor.

“Duam t’i hapim dyert për të bërë pjesë e kapitalit privat dhe në këtë mënyrë t’i përmirësojmë kushtet. Tendenca nuk është që të mbyllen spitalet, por të përmirësohen dhe të modernizohen, dhe të japin shërbime shëndetësore të cilat qytetarët i meritojnë. Do të bëjmë çmos që t’i rrisim investimet në shëndetëso, kualitetin e shërbimeve shëndetësore, dhe qasjen jo vetëm në modelin e partneritetit publik-privat, por edhe në ndryshime ligjore të cilat i bëjmë me qëllim që numri i përgjithshëm i doktorëve nga fusha të ndryshme, të jetë i qasshëm për të gjithë qytetarët”, tha Filipçe.

Sipas pronarit të Klinikës “Zhan Mitrev”, Zhan Mitrev që kur ka nisur procesi i integruar i Kirurgjisë Pediatrike, janë realizuar një mijë intervenime ndaj fëmijëve me pengesa në zemër.

 Zhan Mitrev - Venko Filipçe - Vlladimir Çadikovski - Orhan Ramadani - Den Donçev
Zhan Mitrev – Venko Filipçe – Vlladimir Çadikovski – Orhan Ramadani – Den Donçev

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button