Filloi shërbimin droni i parë komercial

Dërgesa e parë me dron komericial është realizuar të mërkurën në Australi, pas disa vjetësh testime.

Kompania Wing, e cila drejtohet nga kompania e lidhur me Google, Alphabet, do të kryejë dërgesa të ushqimit, kafes dhe ilaçeve për gati 100 shtëpi në Kanberra, transmeton REL.

Dërgesa të tilla janë testuar në Australi nga viti 2014, mirëpo shumë banorë janë ankuar për shkak të zhurmës.

Wing ka thënë se reagimet që kanë marrë gjatë testimeve janë “të vlefshme” dhe pritet që të vazhdojë “dialogu”.

Autoriteti i aviacionit në Australi i ka thënë leje kompanisë Wing që të nisë shërbimin komercial pasi ka analizuar sigurinë e këtyre pajisjeve.

Ky autoritet ka vlerësuar se kompania nuk përbën rrezik për banorët apo pajisje tjera në ajër.

Megjithatë, leja ka ardhur bashkë me disa kushte. Dronët do të mund të fluturojnë gjatë ditës dhe jo para orës 8:00 të mëngjesit gjatë fundjavave.

Përveç kësaj, ata nuk do të mujnë të fluturojnë në vendet që kanë shumë qarkullim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button