Bosnjakovski: Nuk është e saktë se me opozitën është marrë vesh që të mos funksionojë më PSP-ja

Prokuroria Speciale Publike nuk shkon në histori dhe nuk është e saktë se në bisedimet me opozitën është biseduar që PSP të mos funksionojë më. Në të kundërtën, PSP do të funksionojë, tha zëdhënësi i  Qeverisë, Mile Boshnjakovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për negociatat me opozitën për Ligjin për prokurorinë Publike, transmeton Portalb.mk.

Boshnjakovski potencoi se negociatat nuk zhvillohen pas dyerve të mbyllura sepse gjithmonë ka informata në opinion, ndërsa ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska gjithmonë është e qasshme t’i tregojë detajet.

“Pajtohemi që ligjin nuk e nënshkruajmë për ne, por për qytetarët. Qëllimi është të kemi dy të tretën e shumicës, ky ligj do të jetë ai që do ta përshpejtojë rrugën drejt Bashkimit Evropian që të marrim datë. Ky është një nga ligjet reformuese që përfaqësuesit e Bashkimit Evropian presin ta miratojmë së bashku dhe të gjejmë zgjidhje të përbashkët”, tha Boshnjakovski.

LEXO: Zaev dhe Mickoski mbrëmë janë takuar dhe kanë folur për Prokurorinë Speciale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button