Han: Mora garanci prej Mickoskit se nuk do t’i bojkotojnë zgjedhjet

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, për Agjencinë Shtetërore të Lajmeve të Maqedonisë së Veriut, në Bruksel, i ka sqaruar mëdyshjet rreth deklaratës së tij për fillimin e bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së në qershor. Ai ka theksuar se ka marrë garanci të fuqishme nga lideri i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski se nuk do t’i bojkotojnë zgjedhjet presidenciale, njofton Portalb.mk.

“Qëndrimi im gjithmonë ka qenë i qartë: Komisioni Evropian planifikon që t’i prezantojë raportet e vendeve deri në fund të majit. Në bazë të zhvillimit të rëndësishëm që është realizuar fuqishëm jam i sigurt se do të mundemi të vazhdojmë me raport pozitiv dhe rekomandim të qartë për bisedimet hyrëse me Shkupin. Pas kësaj, vendet anëtare do të duhet që të japin vendim. Kur partnerët tanë t’i plotësojnë qartë kriteret e vendosura, BE gjithashtu duhet t’i plotësojë përkushtimet dhe të kalojë në fazën tjetër të procesit hyrës me Maqedoninë e Veriut. Të jepet kredi atje ku është merituar”, thotë Han.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button