“Skënderbeu” – opera e parë shqiptare në Maqedoni të Veriut (VIDEO)

Opera “Skënderbeu” pritet të shënojë histori në Operën dhe Baletin e Maqedonisë së Veriut, si opera e parë shqiptare, transmeton Portalb.mk.

Në një intervistë për median e Shqipërisë “Ora News”, regjisori i Operës, Qëndrim Rijani ka treguar se ka dy vjet, që bashkë me kompozitorin, Fatos Lumani dhe libretistin, Arian Krasniqi përgatiten për “Skënderbeun”, por në skenë ajo pritet të shfaqet në nëntor të 2019-s.

“Operën “Skënderbeu” ka dy vite që e punojmë, unë, Fatos Lumani dhe Arian Krasniqi. Do të jetë opera e parë shqiptare që do të jepet në Operën e Maqedonisë. Në historinë e Operës së Maqedonisë deri tash nuk është vënë asnjë operë shqiptare. Tabuja ende nuk është qarë deri në fund atje brenda, por besoj se do të arrihet. Po them që nuk ka rëndësi a është regjisor Qëndrimi apo kompozitor Fatos Lumani, apo edhe Ariani. Nëse ne si shqiptarë të Maqedonisë arrijmë të jemi në stadin më të lartë kulturor, në një shkallë më të lartë të nivelit kulturor për t’u përfaqësuar denjësisht, atëherë mund të flasim me teorinë e evropianizimit dhe të arritjes së drejtave të shqiptarëve”, tha Rijani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button