Të shpëtojmë atë që ka ngelur!…

Një popull që s’duron padrejtësi, që s’u jep besim sharlatanëve, që ngul këmbë për pastërti në hesapet [financat] dhe për prova zotësie në zyrtarët, ai popull qeveriset mirë, qoftë me mbret në krye, qoftë me president. (Faik Konica – Vepra 3, f. 290).

Tanimë kur durimi ka arritur kulmin, gatise çdo çast, çdo ditë, çdo mëngjes, në sytë dhe mendjet tona,  perceptohet efekti  vizual i atyre që na sollën në këtë derexhe, tanimë qe 15 vite rradhazi. Efekti domino i vizualitetit, jo në formë fantazme, por në realitetin tonë të përditshëm, pa dashje, na ballafaqon me to; në rrugën time, tënden, tonën, në rrugët që i shkelim,  përpara banesës, përpara shëtëpisë, në vend të punës, në çajtore e gjithkund, ‘impakti domino i fantazmës’ së tyre, është perceptim i trishtimit që reflekton fuqishëm backup-i tyre,  me efekt shkatërrues! Është mizerja jonë e përditshmërisë, është filmi serik i horrorit që shikojmë; si prindër, si miq, si shokë, si familje,

Ne, të Greminës së pafundme të përbuzjeve! Ne të shtetit të  kapur, të nipotizuar skajshmërisht, të zënë peng, të korruptuar tej mase. Ne, që për të drejtën tonë elementare, (që e parashikojnë konventat ndërkombëtare-kushtetutat),  duhet të lusim, të përgjerohemi, të serevilosemi në million edicione të mundëshme,  të gjejmë modus  vivendi-n tonë (mënyrën se si t’ia dalim nga halli),   të arrijmë ta shpëtojmë atë që e shohim para syve tanë duke u shëmbur! Ajo që na dhemb më së shumti, jeta, prona, dinjiteti, mbrojtja e tyre  nga hipotekat e instaluara ‘par excellence’ të pushtetarëve hanxho-banxho,  që si stuhia vijnë   instalohen fortë dhe  qëndrojnë!  Ç’shikojmë ne, nëse jo akoma të gjithë, do thosha pjesa jonë dërmuese?

Me zemër të thyer, shikojmë  aktorët e kësaj drame makabre, të kurdisur tanimë një kohë të gjatë në skenarin ku shpatat e dyluftimit të heshtur,  kryqëzohen në qetësi para stuhisë së tmerrit,  ndërmjet  atyre dhe  neve!  Goditja e  tyre lëshon xixa dhe zjarr  të dëshprimit, të thirrjes për shpëtim, të palës së rrezikuar me vite, të rinisë që le vendin, të familjeve që boshatisin shtëpitë e ndërtuara me mund, të mësuesit, të mjekut, të inzhenjerit, të shumicës nga ne, që rrugës një përshëndetje, askush s’po na e përcjell!  Hehe…edhe përshendetjet, në ditët tona kushtojnë, pas tyre qëndrojn një enciklopedi klisheshë, stereotipesh dhe paragjykimesh, të gjtha të motivuara nga “urrejtja kundrejt tjetrit, që përcillet vetëm nëpërmejt të vizualizimit ironikisht të skajshëm!” Neve,  që s’na mba toka ku u lindem, u shkolluam, kontribuam për fëmijët tanë, për t’i përcjellur përfundimisht në rrugën e syrgjinit të përjetshëm!  Për ne, të ‘përbuzurit dhe të dështuarit’, që na u rrëmbye prona e ruajtur me shekuj nga gjenerata e gjenerata, sepse kështu e deshtën ata dhe klanet e tyre, të pangopura, ato të herostratizmit të skajshëm, sepse kështu e deshtën bashkëpunëtorët e tyre, që nga gjëmat e lëshuara e viktimave, rrallë herë e gjetën vendin aty ku e merituan!!

Ndërsa ne,  edhe më tej, vazhduam, kokëulur, përshëndetëm, në rrugë, në kafene, në qytet, përpara shtëpisë, ikonën e tyre të mizerjes,  duke mos patur të drejtën tua themi në fyturë, vuajtëm në vete, dhe nuk patëm  kurrë kujt t’i ankohemi, kujt t’ia qajmë hallin që dita ditës po na shtyp pamëshirshëm! Kemi faj, do thoshte një mik i imi! Normalisht, një ironi që reflekton përmbajtjen e një enciklopedie ku padrejtësia dhe paftyrësia janë dy element kyce, që koordinojnë teatrin ku ndodh drama makabre e vuajtjeve tona. Pra,  përse nuk dijtëm të sillemi si në Romë? Pikërisht ashtu siç duhej kur shkohej dhe kur jetohej  në këtë qytet antik!  Andaj, do të vazhdonte miku im: “Kur je në Romë, bej si bëjnë romakët”, thotë një proverbë! Do thoshte ai. Një proverbë e vjetër kjo,  më se dy mileniume, një proverbë që Ceasari i madh, invnetuesi  parë i konceptit të tiranisë si sistem për pushtetmbajtje absolute nga klika e tij, ishte koncepti i vetëm që hodhi farën e hidhërimit dhe përçarjes në politikbërje, një devizë që vazhdon të sfidojë shoqëritë në përpëlitje të demkracisë që po ndërtojmë tanimë me dekada! Një devize që përcillet, që nga  kohërat e lashta dhe deri në ditët tona. Një devizë që pa mëdyshje,  sjell ligësinë!  Et tu brute!

Andaj, një president shqiptar për shqiptarë dhe të tjerë, kjo është motoja jonë. Një Baba për kombin që moti të nëpërkëmbur, një Baba që din të artikulojë mendimin e inteligjencës, të popullit të tij dhe të tjerëve, një njeri që  percepton mirë kundërmimin që vjen nga gremina e përuljeve të mëdha, një njëri të popullit, që din ku secilit nga ne i dhëmb. Një president që frymon shqip, madje sado fizikisht i largët të jetë nga masa, të jetë i yni dhe vetëm i yni. Ta ndjejmë, ta kuptojmë, ta perceptpjmë si ikonë popullore, si njeri që familjen e konsideron nukleusin kryesor të shoqërisë,  ndërsa mbrojtjen  e saj (nga e liga e pazareve, viktima të së cilëve jemi të gjithë ne,  të Greminës së përuljeve,),  veprim të shenjtë! Andaj, të mos turpërohemi kësaj rradhe, të ndezim dritën e drejtësisë dhe të dashurisë vëllazërore, edhe një herë, të bashkuar dhe përfundimisht, t’i japim fund ç’përfytyrimit të indenitetit individual dhe kombëtar, t’i themi stop kësaj katarze që përdhos logjikën racionale dhe nëse i nënshtrohesh, të gelltit libodoja e amullisë fatale të saj, ku tanimë,  për kohë të gjatë dhe në pashpresë,  po përpëlitemi. Një president me votën tonë, një Baba kombi,  të na njeh që  përfundimisht egsiztojmë.

Konkluzione: Fjalimet e Prof. Dr. Blerim Rekës, kandidat për president të shqiptarëve-të republikës,   prekin palcën e pjesës më të madhe të shqiptarëve të nëpërkëmbur dhe të dezintegruar nga impakti fatal i integrimit të subjektit në qeveri. Ato  thjeshtë ndritin shpirtin dhe ngjallin shpresën e ringjalljes dhe  mbijetesës  nga  hiri, ato ngrenë zërin tone të vetëdijes,  pikërisht si puna e ngritjes se Phoenixit nga hiri! Duke pasur mundësinë t’i ndjeki këto fjalime, diskursi i tij,  reflekton mënyrën time të rezonimit racional mbi gjërat,  ai reflejton mënyrën e rezonimit të të gjithë intelektualëve shqipatrë, në vend, të gjithë atyre që dëshirojnë të shpëtojnë atë që ka ngelur! Sidoqoftë, njëri prej tyre më bëri përshtypje me të thellë, që në fakt më ngjau si fjalimi i famshëm i Presidentit amerikan Abraham Lincoln, i cili ndërmjet tjerash pat thënë:

“Sot këtu, një herë e përgjithmonë japim  shtytjen  e fundit  gjithpopullore, për të shpëtuar të gjIthë ata që u diskredituan dhe që humben jetën për kauzën tonë, duke dashur të përcjellin mesazhin që këto të vdekur, nuk kanë vdekur kotë, sepse ky komb, i mbrojtur nga Zoti i njerëzimit dhe dashuria ndaj tij,  do të rilind larine,  do kthejë dinjitetin  e njeriut,  dhe përfudimisht do formojë Qeverinë  popullore, përbërë nga populli,   për njërezit e këtij vendi, dhe se kjo Qeveri  popullore, si e tillë,  kurrë nuk ka gjasa të zhduket nga faqja e dheut, thjeshtë, sepse populli është frymëmarrja e saj!

“Të mos humbasim kohë të kërkojmë bashkim me anën e atyre që përpiqen të mbushin taskën, që tallen me mjerësinë e popullit shqiptar dhe që kanë vetëm një vesë: fitimin, herostratizmin dhe një dashuri të madhe: argjendin [paranë]. Me këta, jo vetëm bashkimi që nuk bëhet, por ai është skajshmërisht  i rrezikshëm dhe tej mase i dëmshëm për  interesat kombëtar, në staza aftagjate. (Faik Konica -Vepra 3, 83).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button