ASHMAA: Qeveria nuk e respekton Brukselin për pavarësinë e rregullatorit për media

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) sot ka reaguar në lidhje me vendimin e mbrëmshëm të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut e cila tha mendim negativ për Strategjinë për Rregullatorët për zhvillim të veprimtarisë audio dhe audiovizuale në periudhën prej vitit 2019 deri në vitin 2013 dhe kërkoi që i njëjti të revidohet me arsyetimin se “nuk është harmonizuar me dokumentet tjera strategjike për zhvillimin e kësaj fushe”, njofton Portalb.mk.

“Me vendimin që të japë mendim dhe të kërkojë revidim, Qeveria, i ka tejkaluar të gjitha kompetencat e saja dhe ka vepruar në kundërshtim me raportet e Komisionit Evropian për progres të Maqedonisë së Veriut dhe rekomandimeve të Këshillit të Evropës, për garantimin e pavarësisë së trupave rregullator në fushën e mediave. Në fakt, në rekomandimin kyç të Këshillit të Evropës për funksionim të pavarur të trupave rregullator, qartë dhe pa mëdyshje theksohet se autoriteet publike nuk guxojnë të ndikojnë në pavarësinë e rregullatorëve mediatik. Qëllimi themelor i këtyre rekomandimeve është që të parandalohen këto përzierje të pushtetit ekzekutiv në rregullatorët”, thuhet në reagim.

Sipas tyre, strategjia për rregullatorët është dorëzuar deri te Qeveria, Kuvendi dhe Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës jo për t’u miratuar, por që t’i informojë për gjendjet rrjedhëse në fushën e mediave, por edhe për aktivitetet të cilat Agjencia do t’i ndërmarrë në pesë vitet e ardhshme, në drejtim të përmirësimit të disa aspekteve të caktuara në fushën e mediave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button