Parregullsitë ndaj autobusëve jashtë Shkupit, gjatë 2018-s janë realizuar 46-të inspektime (Infografik)

Në Inspektoratin Shtetëror të Transportit (ISHT), gjatë vitit 2018-të, nga ana e qytetarëve dhe personave juridik janë parashtruar gjithsej 46 parregullsi në lidhje me transportin ndërkomunal publik dhe ndërkombëtar të udhëtarëve, njoftuan për Portalb.mk, nga ISHT-ja.

“Gjatë vitit 2018 Inspektorati Shtetëror për Transport në lidhje me kompetencat e tija për transport ndërkomunal, jashtë qytetit të Shkupit dhe ndërkombëtar ka pranuar gjithsej 46 parashtresa, ku nga persona fizik dhe subjekte të tjera juridike, janë paraqit parregullsi që kanë të bëjnë me transportin publik ndërkomunal dhe ndërkombëtar të udhëtarëve”, njoftuan nga ISHT-ja.

Ndaj këtyre parashtresave, Inspektorati ka vepruar duke realizuar inspektime ndaj transportit që kryhet nga ana e personave fizik të pa licencuar dhe pa leje adekuate për kryerje të transportit ndërkomunal publik të udhëtarëve.

Siç njoftuan nga ISHT-ja, pas inspektimeve janë shqiptuar masa dhe sanksione të parapara me Ligjin për transport në komunikacionin rrugor ndaj:

  • Stacioneve të autobusëve: në Shtip, në Berovë, në Shën Nikollë, në Krushevë,
  • Autobusëve: “Pelagonija Trans Prilep”, “Metro Trans Dollnen” , “Vardar Ekspres Shkup”, “Alba Turistfart Tetovë”, “Euro Linija  Strugë”, “Proleter Kriva Palankë”, “Rule Turs Shkup”, “Jug-Turist Kumanovë”, “Nuhi Qerim Gashi Kosovë”, “Berovo Trans”, “Biser Prom Shkup”, “Niko Em Kumanovë”, “Andon Kompani Pehçevë”, “Euro Turist Gostivar”, “Martinoski Strugë”, “Hani Kom Prishtinë”, “Euro Bus Strugë”, “Crvo Ekspres Shtip”, “DA-NI Travel Shtip”, “Eldisi Radovish”, “Semasel Radovish”, “Sotka Bus Shën Nikollë”, “Loni Turs Kumanovë”, “Vardar Turs Shkup”, “Eurolines Fati Kumanovë”, “Toni Travel Shkup” dhe “Vizan Turs-Prilep”.

Inspektorati Shtetëror i Transportit është përgjegjëse për mbikëqyrje të transportit publik jashtë Shkupit.

Problemet e shumta që ekzistojnë me autobusët jashtë Shkupit, ishin shkak edhe i aksidentit më 13 shkurt në Llaskarcë i autobusit “Durmo Turs” ku humbën jetën 16 persona. Hetimi i Prokurorisë tregoi se shkak ishin: frerët e prishur dhe shpejtësia e madhe prej 99 km/h. Hetimi tregoi se lëshime ka edhe në procedurën e realizimit të kontrollit teknik të autobusëve, sepse i njëjti pronar menaxhonte me ndërmarrjen realizuese të kontrollit teknik dhe ndërmarrjen e autobusit të aksidentuar. Si rezultat i kësaj, Prokuroria deri tash ka marrë në pyetje tre persona të ndërmarrjes së kontrollit teknik.

Parregullsitë që shihen në autobusët, qytetarët mund t’i denoncojnë në Inspektoratin Shtetëror për Transport: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button