Gjykatësja Kacarska: Ivanov nuk ka të drejt t’i amnistojë të dënuarit e 27-prillit

Presidenti Ivanov nuk ka ingerenca t’i falë të dënuarit, kështu tha gjykatësja Dobrilla Kacarska për Mkd.mk e cila e shqiptoi dënimin në rastin e 27-prillit, në lidhje me informatat se të dënuarit kanë dorëzuar kërkesa për falje te presidenti i shtetit, transmeton Portalb.mk.

“Ivanov nuk ka të drejtë t’i falë të dënuarit e 27-prillit dhe qëndrimi im është se nuk ka ingerenca për këtë. Gjykata kushtetuese e ka fshirë nenin 11 të Ligjit për amnisti në të cilin janë referuar avokatët.  Unë nuk e kam parë kërkesën për falje, por sipas asaj që më kanë treguar, Ivanov nuk ka të drejtë të falë në bazë të kërkesave të dorëzuara.  Avokatët duhet të bëjnë dallim mes Ligjit për amnisti i cili është miratuar me dy të tretën e shumicës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kërkesë për falje.  Shenjë të barazisë mes ligjit të miratuar dhe kërkesës për falje si rezultat i Ligjit të miratuar më parë për amnisti nuk mund të ketë. Nuk bëhet fjalë për diçka të njëjtë”, tha Kacarska për Mkd.mk.

Politikanët, gjithashtu, tashmë kanë filluar me qëndrimet e tyre për këtë çështje. Kryeministri Zoran Zaev tha se ligjërisht nuk mundet presidenti t’i falë të dënuarit, ndërsa qëndrimin e njëjtë e ka edhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.

Në rastin e 27-prillit, të njohur si e enjtja e përgjakshme 16 persona kanë marrë dënim me burg gjithsej 211 vjet.Dënim më të lartë ka marrë ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov, ndërsa tjerët janë dënuar deri në 15 vjet burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button