30 mijë anëtarë të Sindikatës paralajmëruan grevë të përgjithshme në RMV

Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV) mund të paralizohet nga një grevë gjeneralë, nëse Qeveria nuk i dëgjon thirrjet për nisjen e negociatave për çështjet që janë në interes të sektorit publik, kështu ka deklaruar për “Plusinfo”, kryetari i Sindikatës së arsimit, shkencës dhe kulturës “SONK”, Jakim Nedellkov, transmeton Portalb.mk.

“Ende nuk kemi vendim për atë se kur do ta fillojmë grevën, dhe sa do të zgjat, por mund të jetë në fund të vitit, kurse në grevë të përfshihen të gjitha veprimtaritë e administratës shtetërore dhe publike. Nëse dihet se “SONKI” ka 30 mijë anëtarë, të cilët janë të përfshirë në administratën publike dhe shtetërore, një grevë do të thoshte shumë, respektivisht një bllokadë e tërësishme të institucioneve”, tha Nedellkov.

Nedellkov thotë se brengosëse është sjellja injoruese e Qeverisë së RMV-së, por sërish është optimist se deri në fund të majit, institucionet do të gjejnë forcat që të takohen me sindikatat dhe t’i shqyrtojnë kërkesat e tyre, të cilat janë vendosur në tryezë qysh në pranverën e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button